30 vitet e Keira Knightley
Aktorja angleze Keira Knightley mbush 30 vjeç. E teksa është në pritje të fëmijës së parë, ajo vetëm rikonfirmon se është një divë antikomformiste.
Karriera e Knightley“Njerëzit veshin rroba të zgjedhura kur janë shtatëzënë, por unë nuk jam dakord. Nuk do ta bëj kurrë këtë, preferoj rehatin”, tha Keira mbrëmjen e Screen Actors Guild Awards, ku nuk kishte hequr dorë nga takat e larta.
30-vjeçarja u apasionua që e vogël pas aktrimit, duke debutuar në moshë të njomë në disa seriale televizive dhe në moshën 14-vjeçare zgjidhet nga regjisori George Lucas për rolin e Sabe, në episodin e parë të sagës “Star Wars”.
Fama ndërkombëtare i erdhi në vitin 2002 me filmin kampion të arkëtimeve “Bend it like Beckham”. Menjëherë më pas vjen hyrja në Hollivud.
Në vitin 2003 Keira është Elizabeth Swann në episodin e parë të sagës “Piratët e Karaibeve”, përkrah Johnny Depp dhe Orlando Bloom, personazh që do ta interpretojë edhe dy herë të tjera.