☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 08 June 2026
S&P 500 7,423 ▲0.54%
DOW 50,872 ▲0.01%
NASDAQ 26,007 ▲1.16%
NAFTA 91.03 ▲0.54%
ARI 4,362 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,368 ▲ +2% ETH $1,679 ▲ +3% XRP $1.1727 ▲ +2.7% SOL $67.2000 ▲ +3.24%
S&P 500 7,423 ▲0.54 % DOW 50,872 ▲0.01 % NASDAQ 26,007 ▲1.16 % NAFTA 91.03 ▲0.54 % ARI 4,362 ▼0.08 % S&P 500 7,423 ▲0.54 % DOW 50,872 ▲0.01 % NASDAQ 26,007 ▲1.16 % NAFTA 91.03 ▲0.54 % ARI 4,362 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

35-vjetori i themelimi të PS-së, Shkodër, Rama: Kemi misionin historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka sot një mision historik: anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e konsideruar këtë si amanet të rilindasve të kombit.

Deklaratat i bëri gjatë festimit të 35-vjetorit të themelimit të degës së PS-së në Shkodër.

Rama e krahasoi situatën aktuale me legjendën e Rozafës, ku dikush ndërtonte ditën dhe dikush tjetër prishte natën.

“Historia e Rozafës, ku dikush ndërtonte ditën dhe dikush prishte natën, është aktuale edhe sot”, tha Rama.

Ai theksoi se Partia Socialiste është më e fortë se kurrë më parë, duke u bazuar në pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në aktivitetin e organizuar në Shkodër.

“Kur më thanë se ka shumë njerëz, mendova që kur shumë njerëz kanë rezistuar deri në fund të asaj ngjitje, ne jo vetëm që jemi të fortë, por jemi më të fortë se asnjëherë tjetër”, u shpreh kryeministri, duke falënderuar pjesëmarrësit për mobilizimin.

Rama nënvizoi se Shqipëria ka të gjitha arsyet për të “ngjitur majën” që rilindasit i kanë lënë si amanet dhe që ua ka borxh brezave të ardhshëm.

“Do na hidhen në fyt flamingot duke thënë; patronazhistët janë mbledhur atje me zor të madh, administrata është mbledhur atje, por unë ju falënderoj shumë dhe e çmoj mundimin për t’u ngjitur deri këtu së bashku deri këtu.

Një ngjitje që ka qenë jo e lehtë. Por të marrësh parasysh se nga e kanë nisur PS-në dhe nga e kanë nisur ata që morën guximin në Shkodër ta çelin degën e Partisë Socialiste atëherë besoj që jo vetëm nuk kemi asnjë arsye për t’u ndjerë të lodhur por i kemi të gjitha arsyet për të ngjitur Shqipërinë në majën ku na e kanë lënë amanet rilindasit tanë dhe aty ku ua kemi borxh fëmijëve tanë, në Bashkimin Evropian.

Ky takim na lidh me të sotmen dhe me legjendën e kësaj kalaje. Ishin vëllezër… dhe ajo legjendë ka reflektuar në vazhdimësi në jetën shqiptare shekull pas shekulli”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, “halli më i madh shqiptarit i vjen nga shqiptari”, por shtoi se “lajmi i mirë është se shumica e shqiptarëve është shumë e vendosur për të çuar deri në fund këtë mision historik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.