UASHINGTON – Hyn ilegalisht në SHBA, arrestohet pranë Shtëpisë së Bardhë për kërcënime ndaj Trumpit
UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH -ANSA/ – Shërbimi Sekret amerikan arrestoi një person pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte në automjetin e vjedhur disa armë zjarri dhe kishte kërcënuar se do të vriste presidentin Donald Trump.
Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, personi i arrestuar është një shtetas venezuelian, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan në vitin 2024.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e arrestimit dhe motivet e kërcënimit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.