Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.59 ▼0.15%
ARI 5,100 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,257 ▲ +2.57% ETH $2,092 ▲ +3.07% XRP $1.4134 ▲ +3% SOL $88.4600 ▲ +3.67%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.59 ▼0.15 % ARI 5,100 ▼0.5 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.59 ▼0.15 % ARI 5,100 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

40 milionë euro hua për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës, miratohet marrëveshja

Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas mes Republikës së Shqipërisë dhe bankës gjermane për zhvillim KfW, për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës.

Marrëveshja parashikon një hua prej 40 milionë eurosh, që do të përdoret për rehabilitimin elektromekanik të hidrocentralit të Fierzës, me synim rritjen e sigurisë dhe eficiencës së prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ndërhyrjet do të përmirësojnë teknologjinë e pajisjeve, do të rrisin besueshmërinë e funksionimit të hidrocentralit dhe do të zgjasin jetën e tij të shfrytëzimit me të paktën 30 vjet.

Financimi i ri i shtohet mbështetjes së mëparshme për këtë projekt dhe synon realizimin e ndërhyrjeve shtesë rehabilituese të identifikuara gjatë vlerësimeve teknike të kryera nga ekspertë ndërkombëtarë.

Projekti për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës parashikohet të zbatohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe punimet pritet të përfundojnë në korrik të vitit 2030.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.