Rajoni

40 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi/ Disa pasagjerë të zhdukur, mes tyre një 23-vjeçar shqiptar

Greqia është shokuar nga aksidenti tragjik më i madh hekurudhor në historinë e saj. Pamjet e frikshme të përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në orën 11 e 15 minuta të mbrëmjes të së martës kanë bërë tashmë xhiron e mediave vendase e të huaja.

Bilanci tragjik përfshin 40 persona që kanë humbur jetën, asnjë shtetas shqiptarë mes tyre dhe 60 të plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim. Disa prej shtetasve shqiptarë që janë plagosur janë mjekuar dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre, me përjashtim të një 18-vjeçareje e cila do të dalë nesër, bëjnë me dije organet konsullore në Selanik.

Mbi 40 autoambulanca, 150 zjarrfikës forca të policisë e ushtrisë kanë shkuar në vendgjarje për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve.

 “Ajo që po përjetojmë sot është shumë e vështirë. Po përjetojmë, si vend, një tragjedi të papërshkrueshëm. Mendimet tona sot janë para së gjithash me të afërmit e viktimave, prioritet është kujdesi për ata që janë plagosur dhe më pas identifikimi i trupave. Ajo që mund të them është një gjë: mund të garantoj se do të gjejmë shkakun e kësaj tragjedie dhe do të nxjerrim mësimet që të mos ndodhë më”, tha Mitsotakis.

Autoritetet vendase ende nuk japin një pamje të qartë për shkaqet e tragjedisë, ndërsa është arrestuar përgjegjësi i stacionit të Larisës dhe prokurori ka filluar një hetim të përgjithshëm për ngjarjen.

Përplasja ka ndodhur në rrethana deri tani të paqarta në një moment kur përgjegjësi i stacionit të Larisës ka urdhëruar trenin e pasagjerëve të ndërronte linjën e tij dhe të shkonte te shinat në të cilat vinte nga drejtimi i kundërt treni i mallrave.

Ajo që po hetohet është fakti se ndërsa dy trenat kanë lëvizur në drejtim përballë njëri-tjetrit për 10 minuta, ose për gati 25 km, nuk ka pasur njoftim në aparatet e monitorimit, një prej mangësive kryesore të sistemeve moderne drejtuese që thuhet se mungojnë në hekurudhën greke, përveç mangësive e dobësive të tjera të kompanisë.

Për shumë orë, po operohet poshtë vagonëve të parë poshtë llamarinave për të parë nëse ka ende pasagjerë të bllokuar.

Gjithë trupat e viktimave ndodhen në spitalin e Larisës ku të afërmit presin t’i marrin pas identifikimit të tyre nga mjekët ligjore.

Tragjedia e fundit është e tretë me numër kaq të madh viktimash në Selanik, pas atyre të vitet 1968 dhe 1972 me 34 dhe 19 të vdekur, përkatësisht dhe me disa dhjetëra te plagosur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj te ngjashem

Back to top button