☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,184 ▼ -0.69% ETH $2,327 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -1.92% SOL $100.7500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

UEFA Futsal Champions League/Tirana eliminohet

Tirana Futsal e ka mbyllur aventurën në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27 me një paraqitje dinjitoze, duke grumbulluar 6 pikë në tri ndeshje. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 5-7 nga Hjørring Futsal Klub në ndeshjen e fundit, duke e përfunduar grupin në vendin e dytë.

Sfida në Parkun Olimpik “Feti Borova” nisi me avantazhin e skuadrës daneze, që realizoi me Gantzhorn në minutën e 8-të. Tirana reagoi me Kryeziun në minutën e 12-të, por Hjørring shënoi dy herë të tjera me Kasumovic në minutën e 18-të dhe Dias Alves në minutën e 19-të, duke shkuar në avantazh.

Bardheblutë ngushtuan diferencën me Alaj në minutën e 15-të, ndërsa në pjesën e dytë ndeshja u bë edhe më e luftuar.

Dias Alves shënoi sërish në minutën e 24-t, ndërsa Limani riktheu shpresat e Tiranës në minutën e 27-të. Hjørring reagoi me Lyng në minutën e 23-të dhe më pas me Dias Alves, që kompletoi tripletën personale në minutën e 31-të.

Në minutat e fundit, Alaj shënoi edhe dy gola të tjerë, në minutat 34 dhe 36, duke kompletuar tripletën e tij personale, ndërsa Carpes realizoi për Hjørring në minutën e 33-të. Në fund, skuadra daneze triumfoi 7-5.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, Tirana Futsal mbyll një aventurë pozitive europiane me dy fitore dhe një humbje, duke grumbulluar 6 pikë dhe duke shënuar plot 22 gola në tri ndeshje.

Kampionët e Shqipërisë e nisën turneun me një përmbysje spektakolare ndaj APOEL FC Nicosia, duke fituar 8-6, përpara se të regjistronin fitoren e thellë 9-1 ndaj Cardiff. Në ndeshjen e fundit, Tirana luftoi deri në fund ndaj Hjørring, por nuk arriti të marrë rezultatin që do t’i siguronte vendin e parë.

Renditja përfundimtare e Grupit B:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.