Ekonomia

420 milionë USD investime në energjitikë deri në 2020

Hidrocentrali-466x3501Në vitin 2008 kur u privatizua kompania e Shpërndarjes, humbjet ishin 34% dhe në vitin 2013 arritën 45-50% si efekt i keqmenaxhimit. Borxhi i akumuluar në vite nga mosarkëtimet në Shpërndarje, në dhjetor 2013 ishte në total mbi 1.1 miliarde USD, ku një peshë të madhe si borxh ndaj saj e zinin institucionet publike. Vetëm borxhi që Shpërndarja i kishte në fund të 2013-tës KESH-it, arrinte 540 milionë usd.

Deri tani 150 milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike dhe për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, kjo është gangrenë të pastër vjedhjeje, që duhet mbyllur njëherë e mirë. Sipas tij, nëse cdo vit buxheti do ta ketë këtë shumë në buxhet, do të mund të ndërtojë 80-100 km rrugë, 150 shkolla të reja, 6 spitale të reja, moderne rajonale të standardeve evropiane.
“I gjithë prodhimi i Kaskadës së Drinit tretet në det pa dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik”, shprehet ministri, që e quan vjedhjen e energjisë elektrike “një krim në kurriz të qytetarëve” dhe “skemë piramidale”, që për qytetarin dhe zhvillimin ekonomik, duhet zhdukur nga ekonomia shqiptare.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë me një plan të qartë investimesh, duke luftuar abuzimin me energjinë elektrike, synon që çdo vit të ulë nivelin e humbjeve me të paktën 5% dhe në fundvitin 2018 sektori energjetik të fillojë të bëhet fitimprurës.
“Fatura e energjisë është një nga ato fatura që duhet të paguhet nga zërat e parë në buxhet”, është shprehur ministri Damian Gjiknuri, duke paralajmëruar se drejtuesit e institucioneve publike që lënë faturat e energjisë pa paguar, se do të jenë të parët që do të ndëshkohen ligjërisht me masa administrative.
Masat po shoqërojnë bizneset hajdute të energjisë elektrike me lidhjet e paligjshme, të bëra në bashkëpunim me punonjës të sistemit energjetik. “Ka persona përgjegjës edhe brenda kompanisë, elektricistë, faturistë, etj, të cilët në bashkëpunim me keqbërës të ekonomisë do të mbajnë përgjegjësi penale”, thotë Gjiknuri.
Reforma e saponisur në sistemin energjetik përfshin masat e nevojshme për ristrukturimin e çmimit të blerjes së energjisë prej HEC-eve koncesionare, duke lehtësuar barrën aktuale që përballon KESH-i, që së fundi ka nisur shlyerjen e detyrimeve të mbartura që ka ndaj HEC-eve private. “Këtyre investitorëve, do t’u sigurojmë gjithë të drejtat që kanë nga kontrata dhe siguri financiare, por ata nuk do të jenë më barrë mbi KESH-in”, shprehet ministri.

2018: rreth 40% e tregut të energjisë e liberalizuar

Reforma, pjesë e projektligjit të ri për energjinë elektrike, që po diskutohet me grupet e interesit, synon hapjen e tregut të energjisë elektrike, ndarjen e funksioneve të operatorit të sistemit nga funksionet e gjenerimit dhe furnizimit, mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë dhe fuqizimin e rregullatorit si autoritet i pavarur i energjisë.
Këto reforma dhe mbështetja financiare për to, bëjnë të mundur që brenda vitit 2018 Shqipëria të ketë rreth 40% të tregut të liberalizuar.
Pjesë e reformës është dhe ndryshimi i modelit të tregut, ku HEC-et private do të mund ta shesin energjinë direkt me sistemin e shpërndarjes, ndërsa mund të bëhen pjesë e importimit të energjisë. Gjithashtu, pjesë e reformës janë dhe ristrukturimi i sistemit të tarifave, duke synuar eliminimin e hapësirave abuzuese ndaj qytetarëve në faturim dhe pamundësi të hajdutëve të energjisë.
Nga viti 2015 gjithë operatorët ekonomikë të lidhur në tension të mesëm dhe në vitet në vijim edhe të tjerë, kryesisht biznese do të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike, cka ndihmon investitorët privatë që prodhojnë energji elektrike dhe ul barrën, që shteti duhet të mbajë për tarifat e rregulluara për sektorin privat.
Konsumatori familjar do të mbetet i mbrojtur nga tregu i rregulluar, që parashikohet të furnizohet nga HEC-et e kaskadës së Drinit do të jetë kryesisht për familjarët dhe balancuesi i vërtetë i gjitha tarifave të energjisë në Shqipëri. do të mbetet në këtë mënyrë vetëm për popullsinë, thonë burime të MEI-t dhe parashikohet që duke ngushtuar kornizën e gjithë klientëve me tarifa të rregulluara,
Me nisjen e reformës së thellë në sektorin energjetik, synohet nxitja e burimeve të reja të energjisë me projekte serioze në një treg të liberalizuar, jashtë tarifave të rregulluara, pasi një treg më likuid dhe i liberalizuar krijon mundësi për lehtësira private në investime, ndërsa do të favorizohen lidhjet më të mira të Shqipërisë me rajonin përmes interkonjeksionit, që hap mundësinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Eficenca e energjisë, projekte në gjithë vendin

Një legjislacion i ri po hartohet në ministrinë e Energjisë edhe për eficencën e energjisë elektrike, që konsiderohet si burim i ri i energjisë së fituar përmes kursimit të saj. Ndërsa janë duke u zbatuar projekte të rëndësishme me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare në godina publike, praktika synon të shtrihet në gjithë Shqipërinë.
Vitin që vjen, pritet të nisë zbatimi i një masterplani me projekte pilot për t’u shtrirë në gjithë vendin me një plan të teknologjive të reja për kursimin e energjisë për cdo konsumator përfshirë dhe fashot e orareve të energjisë në përdorim.
Deri në vitin 2020, totali i investimeve në sistemin energjetik do të jetë mbi 420 milion usd në rrjetin e shpërndarjes dhe transmetimit, për ta lidhur më mirë Shqipërinë me vendet e rajonit, për çmime më të qëndrueshme, siguri furnizimi, ulje të humbjeve teknike dhe jo teknike.
Pas ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën, pritet të nisë dhe me Maqedoninë, cka krijon një rrjet të mirë në Ballkan dhe tregun rajonal të energjisë. Harmonizimi i burimeve dhe një treg me Kosovën për Shqipërinë siguron burim të qëndrueshëm mes burimeve kosovare me linjitin dhe burimeve tona hidrike.
Me përfundimin e masterplanit të gazit, puna për të cilin ka nisur me mbështetjen e donatorëve si Bashkimi Evropian, bëhet i mundur difersifikimi i burimet energjetike, ku cmohet tej gazsjellësi TAP, pasi i kombinuar me masterplanin, siguron nga viti 2018 shtim të burimeve të tjera alternative në prodhim dhe konsumin e energjisë për nevoja të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button