500 tifozë danezë në Tiranë, Oslen: Kjo, Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave
Ndeshja Shqipëri-Danimarkë, që do të luhet sot në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, tremb jo pak timonierin e Danimarkës, Morten Olsen. Tekniku i skuadrës daneze i druhet skuadrës shqiptare.
Në deklaratën për shtyp të prag-sfidës, ai ka theksuar se kjo është Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave. “Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje e vështirë, prandaj duhet ta vlerësojmë Shqipërinë sikur të ishim duke luajtur përballë Anglisë apo ndonjë skuadre tjetër të madhe”, theksoi Oslen.
Po ashtu, ai tha se luajmë në trasnfertë dhe kjo i vështirëson edhe më shumë gjërat për ne. “Në fushën e saj Shqipëria është mjaft e vështirë, por kjo duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm për organzimin tonë. Them se mund të dalim me pikë nga kjo transfertë”, ka përfunduar ai.







Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.