☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 88.90 ▼2.61%
ARI 4,868 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,078 ▼ -0.66% ETH $2,321 ▼ -2.26% XRP $1.3616 ▼ -1.1% SOL $83.7400 ▼ -3.31%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

6-mujori, numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për pushime u rrit me 144%

Të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 2017 për qëllime pushimi janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë nga 229 mijë vitin e kaluar me një rritje 144 % krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi sot INSTAT.

Por numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin qershor 2017 është 816.877. Krahasuar me Qershor 2016, ky tregues rezulton me rritje 8,0 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 437.820, krahasuar me Qershor 2016, ky numër është rritur me 11,0 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2017 është 1.759.294, duke u rritur me 9,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Qershor 2017 janë 771.980, duke shënuar një rritje me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2017 është 381.246.

Krahasuar me Qershor 2016, ky numër është rritur 2,9 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në gjashtëmujorin e parë 2017 është 2.263.581 duke u rritur 3,7 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Qershor 2017, rezulton 207.972, ndërsa në Qershor 2016 ky numër ishte182.606 duke shënuar një rritje me rreth 13,9 %. Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në Qershor 2017 është 430.702 dhe përbëjnë 98,4 %, të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj.

Krahasuar me Qershor 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është rritur 11,0 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1,6 % të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin Qershor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 76,9 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,7 % dhe detare zënë 8,4 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Qershor 2017 rezulton nga Kosova me 31,0 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 12,1 %, Greqia me 9,2 % Itali 7,5 %, etj.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Qershor 2017 rezulton nga Kosova me 31,0 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 12,1 %, Greqia me 9,2 % Itali 7,5 %, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.