⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.90 ▲0.7%
ARI 4,151 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,381 ▼ -2.41% ETH $2,581 ▼ -4.14% XRP $1.4270 ▼ -4.55% SOL $116.6600 ▼ -3.08%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.90 ▲0.7 % ARI 4,151 ▲0.26 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.90 ▲0.7 % ARI 4,151 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Arte

60 -vjet Universiteti i Arteve, Gonxhja: Jo vetëm një shkollë arti, por edhe një hapësirë lirie, guximi dhe mendimi…

Universiteti i Arteve në 60-vjetorin e tij me një sërë aktivitetesh, ku një ditë më parë ndau dhe certifikata mirënjohjeje për mbi 30 personalitete, që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij institucioni dhe formimin e artistëve të rinj. Në aktivitet ishte i pranishëm Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, personalitete të artit dhe kulturës në vend, drejtues dhe pedagogë të UA-së dhe studentë të arteve. Ministri Gonxhja thekson se Universiteti i Arteve ka shërbyer jo vetëm si shkollë arti, por edhe si një vend ku lindën ide të guximshme dhe mendim kritik.

Gonxhja thotë se brezat e formuar këtu kanë përfaqësuar vendin tonë në skena prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa pedagogët dhe mentorët kanë mbajtur gjallë traditën, duke përcjellë tek studentët pasionin dhe dashurinë për artin. “Në 60-vjetorin e Universitetit të Arteve, mes studentësh, artistësh, pedagogësh dhe personalitetesh të kulturës, për të nderuar historinë e një institucioni që për gjashtë dekada ka qenë jo vetëm shkollë arti, por edhe një hapësirë lirie, guximi dhe mendimi kritik në Shqipëri.

Nga auditorët ku dikur lindi zëri i ndryshimit, tek brezat që kanë përfaqësuar Shqipërinë në skenat më prestigjioze të botës, ky jubile është dëshmi e rolit të rëndësishëm që Universiteti i Arteve ka luajtur në jetën kulturore dhe shoqërore të vendit. Mirënjohje për pedagogët dhe mentorët që, pavarësisht sfidave të kohës, kanë mbajtur gjallë frymën e kësaj shkolle dhe kanë përcjellë te brezat e rinj traditën, pasionin dhe dashurinë për artin”, pohon ministri Gonxhja. Universiteti i Arteve është institucion publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik.

I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, Instituti i Lartë i Arteve u ngrit në nivel Universiteti dhe u emërua “Akademia e Arteve”. Me VKM nr. 234, date 23.03.2011, u krijua Universiteti i Arteve mbi bazën e Akademisë së Arteve, duke ruajtur të pandryshuar strukturën e fakulteteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.