🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 97.35 ▼13.81%
ARI 4,828 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,500 ▲ +4.56% ETH $2,236 ▲ +6.45% XRP $1.3715 ▲ +4.31% SOL $84.7200 ▲ +6.54%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

66 këshilltarë bashkiakë probleme me drejtësinë, të dënuar për vrasje dhe trafik droge

Krahasimisht me kryebashkiakët, këshilltarët rezultojnë më të pastër, por mes tyre ka të dënuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje, krahas të dënuarve për drogë, kontrabandë, falsifikim dokumentesh apo abuzim me detyrën.

Formularët e vetëdeklarimit të të shkuarës penale të afro 1600 anëtarëve të këshilleve bashkiake në Shqipëri të para nga BIRN tregojnë se shumica dërrmuese e tyre janë vetëdeklaruar pa probleme me drejtësinë ndërsa një grup relativisht i vogël prej 66 vetësh kanë raportuar dënime apo hetime për krime të ndryshme, përfshirë vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, kultivim marijuane apo falsifikim zgjedhjesh.

Disa janë të dënuar apo kanë qenë nën hetim për korrupsion aktiv apo pasiv, si dhe për falsifikim dokumentesh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni që grumbullon vetëdeklarimet e rreth 1800 zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe këshilltarëve bashkiakë, vendosi publikimin e vetëdeklarimeve javën e kaluar pas disa kërkesave për të drejtë informimi të dorëzuara nga BIRN dhe subjekte të tjera.

Nga deputetët, dhjetë vetë rezultuan me probleme me drejtësinë ndërsa mes 61 kryetarëve të bashkive, pesë deklaruan të dhëna problematike.

Opinioni publik u gajas gjatë ditëve të fundit me numrin e lartë të politikanëve që deklaruan se kanë ndërruar emrin ku rasti më ekstrem qe ai i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi, i cili deklaroi se kishte përdorur katër emra në jetën e tij, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, para se të merrte emrin aktual.  Bardhi deklaroi gjithashtu se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i hetuar për asnjë lloj vepre penale.

Nga këshilltarët bashkiakë, 66 vetë patën diçka për të deklaruar, ku një pjesë e tyre qenë vepra penale të papërfillshme, përfshirë dënime apo hetime për organizim grevash apo hetime për bllokim rrugësh në protesta. Por në disa raste, veprat penale të deklaruara qenë të rënda, përfshirë dënimin me 2 vjet burg të një këshilltari në Shkodër për vrasje të mbetur në tentativë apo një këshilltari në Pukë që është dënuar me tre vjet burg për vrasje në bashkëpunim.

Në Malësinë e Madhe një anëtar këshilli është dënuar për kultivim lëndësh narkotike ndërsa në të gjithë vendin, ka këshilltarë të dënuar apo të dyshuar për falsifikim dokumentesh, rrahje, organizim lojërash fati të palicencuara apo vjedhje të energjisë elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.