Te ndryshme

7 fakte interesante që provojnë se Holanda është vendi i së ardhmes

Holanda ka qenë gjithmonë e famshme për projektet e saj ambicioze që kanë mahnitur njerëzit në të gjithë botën. Ja 7 fakte interesante që provojnë se çdo vend duhet të ndjekë shembullin e Holandës, ose të paktën të provojë të jetësojë këto 7 projekte.

1. Është i vetmi vend ku nuk ka kafshë të braktisura

1

Kohët e fundit është konfirmuar zyrtarisht se nuk ka asnjë qen apo mace të pastrehë në Holandë. Qeveria e këtij vendi ka arritur ta bëjë këtë pa lënduar asnjë kafshë. Në një përpjekje për të siguruar të drejtat e qenve, autoritetet kanë hartuar ligje të rrepta kundër abuzimit të kafshëve

2. Holanda ka ndërtuar të parën korsi për biçikleta me fuqi diellore

2

Projekti i quajtur SolaRoad është rezultat i një bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit privat. Pjesa e parë e rrugës është hapur në vitin 2015. Ajo është e gjatë vetëm 100 metra, por ky është një hap i madh në ndërtimin e rrugëve të së ardhmes. Ideja kryesore e këtij projekti është që energjia diellore nga rruga të përdoret për ndriçimin e rrugëve dhe karikimin e automjeteve elektrike.

3. Pikat e karikimit për makinat elektrike gjenden çdo 50 metra

3

Një nga pikat më të forta të Holandës është sistemi i tyre i qëndrueshëm i transportit. Kjo është arsyeja pse, në përpjekje për të ndaluar përdorimin e automjeteve me benzinë dhe naftë, janë hapur shumë pika karikimi për qytetarët që përdorin makina elektrike.

4. Në Holandë ekziston një qytet ku asnjë njëri nuk përdor makinë

4

Qyteti holandez Houten konsiderohet si vendi më i sigurt në botë. Në fillim të viteve 1980, 4.000 banorë të qytetit morën vendimin që të inkurajoni të gjithë në qytet të përdornin biçikletat për të lëvizur në vend të makinave. Dhe, hap pas hapi, të gjithë qytetarët i zëvendësuan plotësisht makinat me biçikletat.

5. Autoritetet do të ndalojnë shitjen e makinave me benzinë dhe naftë

5

Makinat me naftë dhe benzinë nuk do të jenë më në qarkullim në Holandë pas 2025. Përveç kësaj, pronarët e makinave elektrike nuk duhet të paguajnë një taksë automjeti privat. Si rezultat i kësaj, makinat miqësore ndaj ambientin u bënë 15 mijë euro më të lira.

6. Holanda synon mbylljen e burgjeve për shkak të mungesës së të burgosurve

6

Kohë më parë qeveria holandeze nisi marrjen e masave serioze për reduktimin e krimit në vend, çka rezultoi tepër e suksesshme. Në mungesë të të burgosurve, 19 burgje janë mbyllur që nga viti 2009.
Sipas raporteve të fundit, norma mesatare e të burgosurve në Holandë është rreth 163 persona për 100,000, e cila është më pak se gjysma e shkallës së burgosjes së Brazilit.

7. Në Holandë ka mbikalime të gjelbra për kafshët e egra që jetojnë në pyll

7

Një nga detyrat parësore të qeverisë holandeze është mbrojtja e kafshëve të egra. Prandaj, disa mbikalime të gjelbra janë ndërtuar mbi superstradat e vendit për të lejuar kafshët që të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt nga një pjesë e pyllit në një tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button