Kryeartikull

‘7 miliardë lekë shkuan, kthejeni dhimbjen në forcë, hajeni turpin me bukë’

Nga ARTAN HOXHA

Edhe njëherë për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Thashë vjedhjen për delikatesë, se shqiptarëve u kanë grabitur ditën për diell të paktën 7.13 miliardë lekë. Për fat të keq parashikimi ogurzi që bëra dje pasdite u provua sot e gjithë ditën. Të gjitha zhvillimet e ditës së sotme, dëshmuan se askush nga ata që kanë përgjegjësi ligjore për tu thënë të vërtetën shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me paratë e tyre ka bërë krejtësisht të kundërtën. Sot nuk u hodh dritë mbi atë që ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Sot u fshehën dhe të fundit gjurmë që kishin mbetur nga grabitja e turpshme në objektin më të sigurtë të këtij vendi. Ata, baballarët dhe administratorët hallemëdhenj të këtij vendi, heshtën. Si asnjëherë tjetër heshtën dhe u thanë gjithë shqiptarëve se duhen ta hanë turpin me bukë, e ta mbyllin gojën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ata, atje nga maja e Olimpit (nga vilat luksoze në Gjirin e Lalzit, Laguna Blu, apo nga rezidencat superluksoze Rolling Hills të Zamirit) na çuan një mesazh kërcënimi të gjithë ne të tjerëve, vdekatarëve, se duhet ta qepim gojën dhe t’ia dimë për nder të madh Fullanit, që pati kurajon të denoncojë vjedhjen, (në fakt e kanë çuar në mend që edhe të mos e denonconin fare gjemën).

I pari i vendit, Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij Bujar Nishani, shkëlqeu si 5 monedha të arta nën dritën e hënës edhe njëherë me heshtjen e tij stoike. Bashkëshortja, Odeta, që punon në stafin e Bankës, mesa duket nuk i paska thënë asgjë. Një email i shpërndarë dje nga shefi i saj, Fullani, për të gjithë stafin e Bankës u kërkonte të heshtnin dhe të mos u pëshpërisnin në vesh as burrave.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është ende duke shijuar kënaqësinë e pamatë që të jep ardhja në jetë e një fëmijë, sidomos kur sapo ke ndryshuar prefiksin në të 50-tat. E paç me jetë Zahon dhe tu bëftë një plak i moçëm sa mali i Vetëtimave, zoti kryeministër. Por tu sigurosh të tashmen dhe tu garantosh të ardhmen, djalit tënd jetëgjatë dhe gjithë fëmijëve tanë, të cilët kanë gjithë të drejtën e zotit të rriten si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre anë e kënd Evropës, duhet ta thuash një fjalë hë burrë i dheut. Fole një fjalë sido të jetë. Në daç shkruaje, në ‘Twitter’, në mur, në gur, a ku të mundesh. Vetëm fol, qoftë dhe duke i rrahur shpatullat, a duke i fërkuar krahët guvernatorit tonë. Mos na ler hë burrë i dheut, të na helmojë dëshpërimi i pamatë nga broçkullat që Fullani mbjell gjithandej, si florinjtë e tretur tashmë, të thesarit të Krrabës.

Sipas radhës, i treti në listë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, foli. Po, po foli. Foli, siç di të flasë vetëm ai. Dikur e patën akuzuar (mbase pa të drejtë) se kishte vjedhur 340 kilogramët e floririt të Krrabës. Ai e dinte dhe atëherë edhe sot se kush e ka vjedhur thesarin e shqiptarëve. Por ai e di mirë, se “hajdutet ikin dhe vijnë, Shqipëria mbetet”. E që Shqipëria të mbetet, ai duhet të mbajë mbi qafen e tij të dobësuar, ekuilibrat e brishta të këtij vendi, si dikur në rininë e vet shtangen mbi shpatullat e gjera.

“Jemi njohur me një zhvillim aspak të këndshëm siç ka qenë ngjarja kriminale e ndodhur në Bankën e Shqipërisë ku sipas të dhënave dy punonjës janë të inkriminuar në vjedhjen e kryer në këtë institucion. Por nuk duhet të harrojmë që kjo ngjarje është identifikuar dhe denoncuar nga vet institucioni i bankës dhe drejtuesit e saj…Jam i bindur se prokuroria dhe gjyqësori do realizojnë një hetim të plotë për të vënë para përgjegjësisë maksimale personat e implikuar. Do kenë mbështetjen tonë për të zbardhur këtë akt kriminal….Jam i sigurt që do nxirren të gjitha përgjegjësitë që ngjarje të tilla mos ndodhin më dhe të jepet dënimi maksimal që askujt mos i shkoj më mendja të kryejë veprime të tilla”- u shpreh Meta. Pra Meta foli, siç vetëm ai di të flasë dhe tha:”nuk duhet të harrojmë që kjo ngjarje është identifikuar dhe denoncuar nga vet institucioni i bankës dhe drejtuesit e saj(Fullani)”.

Me falni për dyshimin tim djallëzor, por është vetëm koecidencë që në vendimin e Gjykatës së Lartë, që shpalli të pafajshëm njëzeri, 5-0 Metën, ishte dhe firma e bashkëshortes së Guvernatorit të Bankës. Pra, sipas numrit 3 në hierarkinë e shtetit tone 102-vjeçar, nëse Fullani nuk do të ishte treguar në lartësine e duhur, duke na ndriçuar për atë që kishte ndodhur në kasafortat “supersekrete” të thesarit të bankës, ne mund të kishim vdekur ne terrin e injorancës së kësaj gjëme. Faleminderit Fullan. Kështu siç po shkojnë punët nuk është fare çudi që të të dekorojnë për zbulimin që bëre dhe madje të shpërblehesh me një shpërblim nga ata të majmit, që vetëm ti di të marrësh.

Kryetari i opozitës, njëherazi kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka qenë fort i zënë me zgjedhjet për drejtuesit e grupseksioneve të partisë së tij në kryeqytet. Me pas, nuk i teproi asnjë grim kohë për ta thënë dhe një fjalë të vetme, qofte edhe pa buzëqeshjen e tij të ëmbël. Ai është i zene me denoncimin e rripmbajtesit qe fshikulloi nje deputet te tij tre jave me pare, dhe po kerkon me deshperim te thelle cfare dreq marke ishte ai qerrata rrip. Nese bashkia e tij, do ti kishte ne administrim miliardat e lekeve te grabitura nga thesari i bankes, do ta kalonte gjithe vjeshten duke prere shirita inaugurimesh rrugeve te mehallave te Tiranes. I nxori plot tre here deputetet e tij dhe plot dy here zedheneset bukuroshe, njera bjonde e tjetra brune, ne konferenca shtypi, per te denoncuar tmerret e padegjuara te rilindasve te Rames. Per dreq, tre deputetet dhe dy zedheneset, se ku e humben ate paragrafin e grabitjes se bankes dhe nuk shqiptuan qofte dhe nje fraze te vetme.

Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, qe na pati thene disa jave me pare, se shume shpejt do te degjonim gjera te padegjuara ne historine e ketij vendi nga prokuroret e tij, eshte kujdesur personalisht qe kete ngjarje kaq te rende, ta hetoje jo nje taske-force e specializuar me nje goxha grup prokuroresh dhe oficeresh gjyqesore, por nje prokuror i vetem. Po, po, ka autorizuar vetem nje prokuror. Por danoç ama. Prokurori i guximshem qe ka marre persiper kete barre te rende dhe nje oficer gjyqesor, paguhen te dy sebashku jo me shume se 700 mije leke rroge ne muaj, dhe duhet te kapin nje grup te strukturuar kriminal qe ka grabitur me shume se 7 miliarde leke. Problemi i vetem qe ka hasur deri tani grupi hetimor eshte fakti se askush nuk i le te hyjne ne ambjentet e bankes. Pra, kemi mbi 7 miliarde leke te grabitura, dy autore te dyshuar qe e kane pranuar vet grabitjen dhe nje denoncim kurajoz nga vet guvernatori i bankes Fullani. Kemi alibine si jane tretur duke u humbur ne kazino e bastore sportive miliarda leke nga nje bixhozxhi fatzi qe ka humbur cdo dite pa i ndritur fati qofte dhe njehere te vetme. E cfare kerkon me shume nga jeta prokurori i guximshem per te plasur ne burg dy punonjesit ditezinj te bankes?!!!
Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, njeriu qe pati “kurajon te ngjitej ne lartesine e detyres se tij dhe te denonconte” gjemen qe i paska prishur vetem paksa imazhin fasades se sapo suvatuar te bankes, por nuk ka prekur aspak sigurine e thesarit te parave shqiptare. I ftohte, i akullt, i paprekshem, i padeshifrueshem, madje i paturp, i pacipe, i pa din e iman, u shfaq para kamerave dhe gjithe solemnitet deklaroi:”Dua t’ju vë në dijeni menjëherë siç kemi dalë edhe me prononcimet tona për shtyp lidhur me çfarë është bërë. Kontrollet janë kryer në vazhdimësi. Mospërputhja me rigorozitet e disa punonjësit me detyrën e tyre ka krijuar hapësirë për përvetësimin e parave…. Rezervat e parave kesh që quhet thesar, të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë, nuk janë prekur. Kombinimi i një sërë procedurash bëjnë të mundur pengimin çdo tentative për ti aksesuar”- u shpreh Fullani.

“Banka i ka të gjitha instrumentet dhe po punon me devotshmëri në mënyrë që jo vetëm të riparojë këtë dëm por edhe të garantojë funksionimin normal bankar dhe financiar dhe të marrë masa që histori të tilla mos përsëriten,”- përfundoi Fullani. Pra e moret vesh. Ajo qe ndodhi, ndodhi, tha Fullani. Por ai na siguron se kjo nuk do te ndodh me. E fundja nje rast eshte dreqi ta haje. Fullani ua ka bere hysmetin te gjitheve. E ka mbushur banken me grate, vajzat, mbesat, kusherirat, vellezerit, djemte, nipat, kusherinjte e gjithe elites politike te vendit. U ka dhene nga nje llokme nga thesari i parave te shqiptareve te gjithe atyre, qe shqiptaret vet i kane zgjedhur per ti qeverisur. Fundja, ç’faj ka Fullani?!!! Deri sa ua ka bere nderin, pse te mos kerkoje tia kthejne?!!!

Deputeti i Partise Socialiste Koço Kokedhima, njeherazi biznesmen i njohur, botues, njeri nga bashkepunetoret me te afert te kryeministrit ne detyre. I zene ditet e fundit me zgjidhjen e disa çeshtjeve te rendesishme patriotike ne jugun e vendit, gjeti kohen dhe pas plot 4 muajsh mungese, u shfaq ne komisionin e Ekonomise. Jo per ta bere terbiet guvernatorin! Jo mor jo, u feks te dera e komisionit me dyer te mbyllura dhe i tha Fullanit, se ky vend ka zot. Dhe se ai(guvernatori) ishte tashme miku i zoteve te ketij vendi.

Por mbi te gjitha, ajo qe i ka lene pa goje e pa mend shqiptaret, eshte as me shume e as me pak, por memeceria e atij qe nuk pushon kurre se denoncuari aferat e pista dhe skandalet e “mafias” se ketij vendi. Po mor po, ka heshtur si asnjehere me pare ne jeten e tij prej plote 70 vitesh. E ka kafshuar gjuhen forte sa nga dhimbja i kane dale syte vendit. Ja pra qe ia arritem dites ta shijonim dhe kete moment qe as e kishim enderruar.
Ish-presidenti i republikes dy here, ish-kryeministri i Shqiperise dy mandate, ish-lideri i opozites dy here,…nuk po u lodh shume me etiketime, se ai meriton aq shume, sa nuk do me dilte koha per ti shkruar sikur tia ktheja serish mbrapsht te 7 miliarde leket e vjedhura thesarit te Bankes se Shqiperise.

Doktor profesor Sali Berisha, qe ka folur dhe ka komentuar mbi cdo gje mbi kete dhe, vazhdon ende te hesht. Po, po, vet ai ka heshtur si kurre me pare. Se ç’hall ka, se çfare sikleti ia ka zene bishtin me rrote nuk e di. Se si po duron kaq gjate pa folur per kete gjeme qe u ka ndodhur shqiptareve, vetem shpirti i tij e di. Ne fakt nga marazi ai u shfaq dikur afer muzgut dhe e leshoi piskamen e tij si Jakup Ferri qemotit. E ta beri Frrokun e deshmitarin e Frrokut qe i kishte ikur prokurorise me “lejen direkte” te Edi Rames cope cope. Foli mor foli, e nje fjale si a nxuri goja per thesarin e grabitur, e Fullanin qe ia kishin zene ne gjume hadutet.
Heu bre.
Fort po shndrit nji ai diell, e pak po nxeh. Thuje nji fjal he burri i dheut. E ke vu miletin n’siklet.
E kur gjithe keta burra s’jane duke folur, çfare dreqin te bej media. Prandaj o popull mos u ligshto. Parate, 7 miliarde leke, a shume me teper se aq, shkuan. Kthejeni dhimbjen ne force. Hajeni turpin me buke. E ne u dalçin perpara keta burra qe s’bzajne, ndilleni forte peshtymen. Mbushini bulçite sa mundeni. Por jo per tua hedhur surratit, se do u plasin ne burg e nuk ka as Xhin, as Ndrec, qe u nxjerr prej burgut. Por kapercejeni poshte gurrmazit se askush vec jush nuk e ka fajin. Tung

Arrestimi i Sali Berishës është

View Results

Loading ... Loading ...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button