☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.74 ▼0.59%
ARI 4,857 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,560 ▲ +0.35% ETH $2,337 ▼ -1.36% XRP $1.3596 ▼ -0.42% SOL $83.8500 ▼ -2.86%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.74 ▼0.59 % ARI 4,857 ▲0.15 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.74 ▼0.59 % ARI 4,857 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Politika

8 Dhjetori i ’90-ës, Rama: Rinia i dha zë, ëndrrës për liri dhe demokraci

Asambleja Botërore e Rinisë (World Assembly of Youth) është mbledhur sot për herë të parë në Shqipëri me mbështetjen e partnerëve të WAY, të qeverisë së Melakës, Malajzisë si dhe nga qeveria shqiptare.

Kryeministri-Edi-Rama-në-Asamblenë-e-16-të-të-Rinisë-Foto-Flori-Abazi-3Asamblenë e Përgjithshme të XVI të saj, përmes një axhende të ngjeshur punimesh tre ditore, me temën: “Lidershipi i të Rinjve në Progres: “E Shkuara dhe e Ardhmja”, që po mbahet në Hotel Tirana, e përshëndeti Kryeministri Edi Rama.

Ky aktivitet ndërkombëtar, me rëndësi të nivelit botëror, përkon në Shqipëri me Ditën Kombëtare të Rinisë por njëkohësisht edhe me 65 vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të WAY.Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e 16-të të Rinisë Foto Flori Abazi (1)

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë kujtoi lëvizjen e dhjetorit të ’90 në Shqipëri, ku theksoi se të rinjtë e asaj kohe i dhanë zë ëndërrës për të jetuar me liri dhe demokraci, kur liria dhe demokracia për atë brez të lindur dhe rritur në diktaturë, ishte vetëm përmasa e një imagjinate të frymëzuar pa zë dhe brenda vetvetes.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi më tej se “ne jemi sot në një kohë të re dhe 24 vite më parë askush nuk mund ta përfytyronte se të vetmit të huaj që hynin ishin marksistë dhe lenistët që merrnin më parë leje”,.

Rama vuri në dukje s e “rënia e perdes së hekurt edhe për Shqipërinë kapi në surprizë si Lindjen dhe Perëndimin, çliroi shpresën për sisteme politike njerëzore që ndërtohen nga njerëzit për njerëzit”.

Në Asamblenë e 16-të të Rinisë Foto Flori Abazi (4)Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare inkurajoi të rinjtë të merren me politikë pasi sipas tij, ajo është një zë i fuqishëm që i jep forcë ndryshimeve. “Sot jemi fatlum që gjërat i ndryshojmë nëpërmjet votës, ngremë ura e ndërtojmë procese komunikimi nëprmjet politikës. Politika është forcë për ti dhënë zë revoltës”, deklaroi Kryeministri Rama.

Delegatë, vëzhgues, përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të lartë, të qeverive të ndryshme nga e gjithë bota, ishin pjesë aktive e punimeve të Asamblesë.

Me këtë rast, Shqipëria pritet të bëhet anëtare e WAY dhe të rinjtë shqiptarë do të kenë një mekanizëm të fuqishëm në mbështetje të të drejtave të tyre. Politikat e miratuara nga Asambleja e Përgjithme e WAY janë të detyrueshme për tu zbatuar nga shtetet anëtare.

Asambleja Botërore e Rinisë (WAY) është organizata ndërkombëtare më e madhe e rinisë në botë, lider në mbështetjen dhe promovimin e tyre. Posti më i lartë zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të WAY është ai i Sekretarit të Përgjithshëm, që për herë të parë në historinë e WAY drejtohet nga një femër, shqiptarja, Znj. Ediola Pashollari, e cila mban këtë post prej katër vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.