☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.43 ▲1.59%
ARI 4,773 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,691 ▲ +0.59% ETH $2,186 ▼ -0.06% XRP $1.3425 ▲ +0.55% SOL $82.9200 ▲ +0.45%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.43 ▲1.59 % ARI 4,773 ▼0.93 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.43 ▲1.59 % ARI 4,773 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri nënshkruan marrëveshje me Drejtorin e FBI, James B. Comey

Në kuadër të vizitës së kryeministrit Rama në Washington, u zhvillua një takim në zyrat qendrore të FBI. Kryeministri Rama u prit nga Drejtori i FBI, James Comey.
Gjatë këtij takimi, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe kreu i FBI-së, James Comey, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe qeverisë shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji nënshkruar nga një ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u bë me rastin e vizitës dhe takimeve që po zhvillon delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Rama në SHBA me autoritetet më të larta shtetërore, që kulmoi me takimin me Presidentin Obama dhe Zv.PresidentiComey-siginng-4-14-2016-bn Joe Biden.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit te informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terroriste.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare, pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center).
Qeveria shqiptare mori vlerësimet e Drejtorit të FBI për luftën e deritanishme kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit si dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sigurisë.
Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.
Gjithashtu, Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.