Kronika
9 vende të lira në Prokuroritë e Shkallës së Parë për magjistratët e rinj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 9 vota pro dhe dy vota kundra të Gent Ibrahimit dhe Gentian Osmanit, projekt-aktin për shpalljen e nëntë vendeve të lira në Prokuroritë jurisdiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë, për prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës 2016-2018.
Pozicionet përmbajnë vende vakante në Prokuroritë e Shkallës së Parë në rang Republike si vijon:
Një vend vakant në Berat; një në Dibër; dy në Korçë, një në Krujë, një në Lezhë, një në Pukë, një në Vlorë dhe një në Kavajë.