roze

90 vitet e mbretëreshës Elisabeth dhe…

Mbretëresha Elisabeth mbushi 90 vjeç dhe ditëlindjen po e kalon në kështjellen e Uindsorit, një nga më të vjetrat në botë.

Uindsori është vetëm njëra prej 9 rezidencave në dispozicionin e monarkes, që janë mes të tjerash dhe strehë e një koleksioni te paçmuar arti e disa prej xhevahirëve më të rrallë të globit.

Por mbretëresha vetë, shkruan CNN, nuk është aq e pasur sa mund të mendojnë të gjithë. Shumica e thesareve mbretërore nuk janë të sajat.

Pasuria personale e Elisabeth, e llogaritur nga “Sunday Times” në 340 milionë paundë, është vetëm një fraksion i vogël i asaj që zotërojnë më të kamurit e planetit.

Liliane Bettencourt, pronare e 33% të aksioneve të “L’Oreal” është gruaja më e pasur me 40 miliardë dollarë në llogarinë e saj.

Gerald Grosvenor, duka i Uestminsterit e njëkohësisht njeriu më i pasur i Britanisë, sipas “Forbes”, vlen 12.9 miliardë dollarë. Mbretëreshën vitin e kaluar e hoqën fare nga lista e 300 britanikëve më të pasur.

Deri në 1992-shin, monarkja nuk paguante taksa, por që prej vitit 1993, të ardhurat e saj dhe fitimet nga pasuria vetjake dhe kapitali janë të tatueshme në të njëjtin nivel me atë të taksapaguesve të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button