Arteroze

Era Istrefi zbulon prapaskenat si u bë pjesë e Fifa World Cup dhe si ishte bashkëpunimi me Will Smith

Në një ndër intervista e pakta dhe të rralla, Era Istrefi foli mbreme për jetën dhe karrierën në “Më lër të flas”. Këngëtarja kujtoi një nga momentet më kulminante në karrierën, kur në vitin 2018, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam kënduan himnin e “FIFA World Cup”.
“Jam shumë, shumë e nderuar që jam shqiptarja e parë që kam bërë histori me World Cup 2018. Për mua, është shumë ‘big’. Jam kënaqur pafund”, tha artistja.

Era tregon se si u përzgjodh mes 30 këngëtarja për të kënduar “Live It Up”.

“Jam përzgjedhur mes 30 këngëtarëve, do zgjidhej një këngëtar që këndon atë këngë më së miri. Mund ta marrësh me mend sa jam gëzuara kur më ka zgjedhur mua. Kur më kanë thirrur në fillim dhe më kanë thën a do të bësh pjesë e World Cup, kam thënë si nuk po dua. Por më thanë mos u gëzo shumë se është një konkurrim me shumë konkurrentë. Unë dhashë maksimumin e talentit, energjisë, krejt çfarë pata. Kam punuar për 12 oerë dhe e manifestoja, e besoja dhe ndodhi”.

Por, çfarë mendoi kur mori vesh që ishte ajo e përzgjedhura?

“Nuk mendova me ego, mendova me ndjenjën time më të mirë, më të thellë, që kam brenda, kur më realizohet një ëndërr e pakapshme”, përgjigjet Era.

Donald Veshaj e pyet më shumë për artistin me famë botërore, Ëill Smith.

Will Smith ishte shumë i sjellshëm, jam ndjerë shumë e afërt. Me të gjithë njerëzit u soll shumë mirë, aspak arrogant, shumë ‘sweet’”, thotë ajo.

Në intervistën e  dhënë, pas 7 vitesh nga dalja e fundit, Era tregoi se arsyeja që del kaq rrallë, është sepse nuk i pëlqejnë shumë marrjet në pyetje.

Ajo tha se pavarësisht kësaj, i detyrohet fansave që ata të dijnë edhe për personalitetin e saj, jo vetëm për muzikën e saj.

Nuk është diçka që më pëlqen shumë, me të thënë të drejtën. Por disi i detyrohem pak fansave edhe si flas, çfarë personaliteti kam, jo vetëm si këndoj, për të më njohur pak dhe për tu lidhur pak. Njerëzit komentojnë si flet si qesh.”, ths Era sonte në “Më lër të flas”.

Pasi tregoi për karrierën dhe suksesin në fushën e muzikës, Era u përgjigj me sinqeritet për jetën e saj romantike.

Era: E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single.

Romeo: Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?

Era: Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button