Home / Arte / Tetori i librit/ 133 tituj librash i shtohen Bibliotekës Publike në Elbasan

Tetori i librit/ 133 tituj librash i shtohen Bibliotekës Publike në Elbasan

Në kuadër të Tetorit të Librit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja mori pjesë sot në një takim me punonjës të bibliotekës së Elbasanit dhe të rinj, në kuadër të Tetorit të Librit.

Nisur nga kjo, ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare dhuruan 133 tituj librash për Bibliotekën Publike duke e pasuruar me vepra të autorëve tanë klasikë, nobelistë e klasikë të huaj, si dhe botime origjinale të para Luftës II Botërore.

Në takimin e zhvilluar në një nga bibliotekat më të pasura, sidomos me fonde albanologjike e balkanologjike, “Qemal Baholli”, u diskutua për librin si dhe problematikat e të rinjve të Elbasanit.

Tetori është një muaj, i cili e lidh lexuesin më shumë me librin dhe nevojën që ata kanë për t’u mbështetur te leximi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: