Kuriozitete

Gazetari kilian plaçkitet nga një zog gjatë transmetimit ‘live’

Ky është momenti qesharak kur një papagall ulet në shpatullën e një gazetari televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për krimin dhe pasigurinë – përpara se t’i vidhte kufjen e të fluturonte bashkë me të.

Gazetari kilian, Nicolas Krumm po informonte shikuesit për një plaçkitje të shtëpisë kur zogu e befasoi atë.

Ai mund të shihet duke i bërë shenjë kameramanit të tij për t’u siguruar që ai të fokusohej te mysafiri i papritur, transmeton Telegrafi.

Por disa sekonda më vonë, zogu i nxori gazetarit kufjen nga veshi i majtë.

Gazetari i habitur i cili punon për Chilevision, u përpoq ta kapë, por ishte shumë i ngadalshëm dhe zogu u zhduk bashkë me kufjen. “Sapo ma mori kufjen”, tha gazetari.

Nicolas në një deklaratë u shpreh se kameramani i tij kishte arritur ta gjente kufjen dhe ta merrte në fushë bari aty pranë gjatë një kërkimi të mëpasshëm.

Ai u shpreh se nuk donte të alarmohej menjëherë pasi po raportonte për një ngjarje të ndjeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button