Ekspozita

Ekspozitë në Korçë për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, prezantoi sot në Korçë, ekspozitën mbi 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit e hapur në bashkëpunim me Universitetin “Fan Noli” në Korçë (UNIKO).

Ekspozitë jep një shije mbi ndodhitë që na mundësuan të frymojmë shqip në çdo trevë, si një formë që uli riskun e përçarjes kombëtare që mund të lindte gjatë tranzicionit.

Rektori Bello mbajti fjalën përshëndetëse dhe tha do të shkëmbehen ide me drejtuesit e fakulteteve për hapjen e një dege studimi për arkivistikë.

Kreu i DPA-së kumtoi se kjo ekspozitë, e prezantuar fillimisht në Korçë, do të rishfaqet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si edhe ne Bibliotekën e Kryeministrisë (COD).

Ekspozita e përgatitur me dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), përvijon rrugëtimin dhe orvatjet për unifikimin e alfabetit (14-22 nëntor 1908) drejt miratimit të rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe (20-25 nëntor 1972).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button