Sporti ne bote

Çmimi i Madh i Brazilit, ndëshkohet Sainz

Karlos Sainz është ndëshkuar dhe do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Brazilit në Sao Paulo 5 vende më prapa, pasi ka montuar në motorin e tij për të 6-tën herë këtë sezon një dhomë të re të djegies së brendshme. Një gjë e tillë është bërë e ditur zyrtarisht nga skuadra e tij, “Ferrari”, që ka sqaruarar se pilotit spanjoll, i cili bëri një paraqitje jo dhe aq të kënashme në garën e fundit, në Çmimin e Madh të Meksikës, ku u rendit i 5-ti, i është montuar edhe një sistem i ri i tubave të shkarkimit.

Duke qenë se Sao Paulo është evenimenti i fundit që përfshin edhe garën “Sprint” për fundjavën, ndëshkimi me 5 vend i Sainzit do të zbatohet në garën e madhe të së dielës dhe jo në garën e vogël 100 km të së shtunës. Së bashku me Sainzin, edhe dyshja e “Alfa Romeo”-s, Valteri Botas and Zhu Guanju, ndërruar për herë të 8-të sistemin e ri të tubave të shkarkimit, që është edhe kufiri i lejuar për vitin 2022.

Sikundër ka ndodhur këtë sezon, edhe provat zyrtare të së premtes, do të vijnë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:50. Gara “Sprint” vjen drejtpërdrejt të shtunën, duke nisur nga ora 20:25, po në RTSH Sport, ndërsa gara e madhe të dielën, në RTSH 1 dhe RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:50.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button