🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.22 ▼0.75%
ARI 4,009 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $59,868 ▲ +0.48% ETH $1,597 ▲ +1.71% XRP $1.0503 ▲ +0.44% SOL $74.4800 ▲ +4.31%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.22 ▼0.75 % ARI 4,009 ▼0.74 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.22 ▼0.75 % ARI 4,009 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
30 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Katar 2022, Luis Enrique në Botëror pa Alcantara dhe Ramos

Luis Enrike zyrtarizoi sot listën prej 26 lojtarësh, të cilët do të jenë pjesë e kombëtares spanjolle në Botëror. Komisari teknik i formacionit iberik ka habitur jo pak me zgjedhjet e tij dhe deklaratat gjatë konferencës për shtyp.

Ekspertët

Në listën e publikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit vihej re fakti se në këtë edicion të Botërorit, Spanja do të ketë plot 20 lojtarë, të cilët kurrë s’kanë qenë pjesë më parë e një eventi si ky. Lojtarët me më shumë eksperiencë janë Carvajal (Botërori i dytë), Azpilicueta (Botërori i tretë), Jordi Alba (Botërori i tretë), Busquets (Botërori i katërt), Koke (Botërori i tretë) dhe Asensio (Botërori i dytë).

Mungesat

Emra si Sergio Ramos, Thiago Alcantara apo David De Gea  i mungonin listës si pasojë e zgjedhjeve teknike të 52-vjeçarit. “Shumë lojtarë mbase meritonin të ishin në Katar me ne, por unë jam i lumtur me ata që kam grumbulluar. Mund të them se lista e publikuar më ngjan më shumë me një ekip se sa me një grup lojtarësh”, argumentoi Luis Enrique.

70 vite

Reali i Madridit do të përfaqësohet me vetëm dy lojtarë. Dani Carvajal dhe Marco Asensio janë futbollistët e përzgjedhur nga Luis Enrike mes radhëve të ekipit madrilen, i cili vetëm në 1950 është përfaqësuar nga më pak lojtarë në Botëror (në atë  kohë madrileni i vetëm që luante për “la Roja” ishte Luis Molowny).

Gati për luftë

“Duam që të luajmë të shtata takimet. Spanja ime do të jetë luftarake ndaj të gjitha ekipeve që do të kemi përballë. Ne sigurisht që nuk do të tërhiqemi përballë vështirësive që mund të kemi në udhëtimin drejt finales”, tha Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp. Fakti që i ka besuar shumë lojtarëve, të cilët nuk kanë shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare nuk e shqetëson teknikun iberik, i cili replikoi dukë thënë: “Djemtë e rinj nuk do të jenë një problem për mua pasi kam besim se të gjithë ata janë mësuar të lujanë nën presion”.

Lista

Portirë: Unai Simón, Roberto Sánchez, David Raya

Mbrojtës: Carvajal, Azpilicueta, Laporte, Eric García, Pau Torres, Guillamón, Jordi Alba, Gayà

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Marcos Llorente, Gavi, Pedri, Soler

Sulmues: Morata, Asensio, Ferran, Olmo, Sarabia, Nico Williams, Yeremy Pino, Ansu Fati

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.