Bota

Stoltenberg: Perëndimi të përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë

Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën për një kohë të gjatë në mes të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

‘’Presidenti rus Vladimir Putin nuk po planifikon paqen, ai po planifikon më shumë luftë”, theksoi Stoltenberg.

Stoltenberg shtoi se ‘’Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak” dhe ”po i kthehet regjimeve autoritare në një përpjekje për të marrë më shumë armë’’.

Për rrjedhojë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore duhej të ishin gati për të mbështetur Ukrainën me armë, municion dhe pjesë këmbimi për një kohë të gjatë.

‘’Kjo është një luftë e keqe dhe ka të bëjë me kapacitetin industrial për ta mbështetur atë”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button