Rajoni

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi

Qytetarët e Turqisë kanë fillluar të hedhin votat e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Rreth dy milionë vota të turqëve që jetojnë jashtë vendit kanë mbërritur në kryeqytin e Turqisë, Ankara. Votat pritet të numërohen në ditën e zgjedhjeve, nesër në 14 maj.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendase, kutitë e votimit të diasporës turke erdhën nga 73 vende të ndryshme. Ato do të mbahen të mbyllura në një vend të sigurt në Ankara deri ditën e diel.

Sipas sondazheve paraprake, gara presidenciale dhe parlamentare pritet të jetë mjaft e ngushtë dhe shënon një sprovë të vërtetë për presidentin Rexhep Taip Erdogan, i cili po kërkon mandatin e tretë në këtë post.

Rivali i tij kryesor është Kemal Kilicdaroglu. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, sondazhet e para tregojnë se ai një epërsi të vogël ndaj zotit Erdogan.

Nëse asnjë kandidat nuk merr votat e duhuara, pritet të mbahet një balotazh më 28 maj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button