Bota

Kissinger: Konfrontimi midis Kinës dhe Amerikës është i pashmangshëm, nevojiten liderë të përgjegjshëm 

Diplomati i madh amerikan Henry Kissinger mbushi 100 vjec, ka lindur me 27 maj 1923 ne Gjermani. Ai nuk eshte i shkeputur nga diplomacia dhe eshte nje ndjekes i situatave nderkombetare.  Lidhur me situaten e sotme, ai deklaroi para pak ditesh, se Kina dhe Amerika janë dy fuqi, konfrontimi ushtarak i të cilave, historikisht, është i pashmangshëm dhe rrethana të tilla kërkojnë liderë të përgjegjshëm për të shmangur pasojat fatale për njerëzimin, sipas ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger.

Në një intervistë për Economist, ai vlerësoi se këto nuk janë rrethana normale, për shkak të shkatërrimit të garantuar reciprokisht dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale.

“Jemi në fillim të rrethanave ku makinat mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse infektive ose pandemi të tjera, jo vetëm bërthamore, por shkatërrim njerëzor në çdo fushë.

Këto rrethana kërkojnë liderë të përgjegjshëm që të paktën përpiqen të shmangin konfliktin”, theksoi Kissinger.

Diplomati amerikan tha se bota është në një situatë si para Luftës së Parë Botërore dhe në të cilën çdo çekuilibër mund të çojë në pasoja katastrofike.

“Të dyja palët janë të bindura se tjetra përfaqëson një rrezik strategjik. Jemi në rrugën e një konfrontimi midis fuqive të mëdha,” beson Kissinger.

Ai vlerësoi se kërcënimet më të mëdha për paqen janë Amerika dhe Kina, pasi ato kanë kapacitet për të shkatërruar njerëzimin.

Kissinger tha gjithashtu se Japonia është në rrugën e saj për t’u bërë një fuqi bërthamore në pesë vjet dhe vlerësoi politikën e jashtme të Indisë, sepse ajo “tregon ekuilibër”.

Kissinger vlerësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si një “udhëheqës të jashtëzakonshëm”, i cili është i mençur të mirëpresë përpjekjet diplomatike të Kinës në Ukrainë. Ai deklaroi se mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe tha se është në interes të Rusisë dhe shpjegoi se liderët evropianë e kanë gabim që hezitojnë për anëtarësimin e saj në aleancë.

Një diplomat i respektuar amerikan beson se në fund të konfliktit, Ukraina mund të rimarrë të gjitha territoret që humbi pas 24 shkurtit 2022, përveç Krimesë, e cila, siç thotë Kissinger, do të mbahet nga Rusia.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje të ardhmen e marrëdhënieve Kinë-Rusi dhe nuk foli shumë për cilësinë e aktorëve kryesorë politikë në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button