Ekonomia

A do të vazhdojë thyerja e rekordit për çmimin e naftës bruto?

Ngadalësimi i ekonomive të vendeve të ndryshme të botës, kërkesa e ulët për produktet e naftës në rang global, rritja e prodhimit të naftës bruto, prania e naftës mbi kërkesën në treg si dhe vendimi për mosuljen e prodhimit nga ana e vendeve të OPEC-ut ka çuar në një ulje rekord të çmimeve të naftës bruto në tregjet globale.

Edhe këtë vit çmimet e naftës janë drejt një rekordi të ri.

Çmimi i ulët i naftës së papërpunuar e tipit Brend nga vendet e OPEC-ut, rritja e vlerës së dollarit, rritja e ngadaltë e ekonomive të Europës dhe Azisë si dhe heqja e ndalimit të eksportit të naftës nga SHBA-ja, që vazhdonte që prej 40 vitesh, bëri që çmimi i arit të zi të humbë 38 për qind të vlerës gjatë vitit 2015.

Ndërkohë, më 22 dhjetor 2015 çmimi i naftës bruto arriti vlerën më të ulët të 11 viteve të fundit.

Nafta bruto Brent duke humbur 50 për qind të vlerës së çmimit gjatë vitit 2014, hyri ne vitin 2015 me një çmim prej 58 dollarësh amerikanë për fuçi.

Por, për shkak të rritjes së ngadaltë të ekonomive botërore ky çmim më 6 janar arriti në vijën më të ulët të 6 viteve të fundit.

Pas sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen në mars të vitit 2015 çmimi i naftës bruto u rrit dhe arriti në vlerën e 67,77 dollarësh për fuçi, por më pas dyshimet për sigurinë e tregut të naftës ia lanë kërkesës së ulët dhe pranisë së lartë të naftës në treg.

– Takimi i vendeve të OPEC-ut –

Vendimit për mosndërprerjen e uljes së prodhimit nga vendet e OPEC-ut përkundër çmimeve të ulëta të naftës bruto në vitin 2014 iu bashkangjit i njëjti vendim në mbledhjen e qershorit të 2015-ës edhe pse çmimi i naftës bruto vazhdonte të ishte në kuotat më të ulëta.

Këtë vendim ka patur edhe Arabia Saudite, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës bruto si dhe prodhuesi më i madh i vendeve të OPEC-ut. Strategjia e këtij vendi ishte shtyerja jashtë kësaj fushe të një numri të madh të firmave në Rusi dhe SHBA duke mbajtur prodhimin stabël dhe çmim të ulët.

Ndërkohë që Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan mbajtjen konstant të prodhimit, vende si Irani, Venezuela dhe disa vende të tjera të Afrikës kërkuan uljen e prodhimit për të pasur një çmim më të lartë të arit të zi.

Pas këtij vendimi çmimi i naftës bruto i tipit Brent ra deri në 11 për qind, duke shkuar kështu deri në vlerën e 37 dollarëve.

Prodhimi i naftës bruto nga Arabia Saudite dhe Iraku është rritur me 1,8 milionë fuçi në vitin 2015 në krahasim me një vit më parë. OPEC-u në muajin nëntor arriti në prodhimin e 31,7 milionë fuçi naftë bruto në ditë.

Një nga asryet që çmimi i naftës bruto u ul ishte edhe rritja e vlerës së dollarit gjatë vitit 2015.

Ndërkohë, një tjetër asrye pse çmimet e naftës bruto janë të ulëta është edhe ngadalësimi i rritjes së ekonomisë së importuesit më të madh të këtij produkti, Kinës. Kjo gjë ka bërë që kërkesa në tregun global për naftë bruto të ulet ndjeshëm.

Prodhuesi i tretë në botë përnga sasia, SHBA-ja ka marrë një vendim për heqjen e ndalimit të eksportit për arin e zi më 22 dhjetor, ndërkohë çmimi i naftës kaloi përseri në rënie pas këtij vendimi dhe në 22 dhjetor arriti rekordin e ri ku një fuçi naftë bruto u shit me 35,98 dollarë. Ky ishte çmimi më i ulët që nga viti 2004.

Mundësia e qëndrimit të vlerës së lartë të dollarit amerikan si dhe e vazhdimit të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë globale, tregon që një rekord i ri përsa i përket uljes së çmimit të arit të zi nuk është shumë larg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button