Kronika

A e vrau Lazarati biznesmenin Artan Santo?

vrasjeGazeta Express ka mësuar se shumë lekë të biznesit me drogë, te gjeneruar nga Lazarati, kanë kaluar përmes bankës Credins, e cila udhëhiqej nga Artan Santo. Dikush frikësohej se tash do t’u kërkohet filli i atyre lekëve.

Gazeta Express ka mësuar përmes burimeve të saja se në vazhdën e shumë spekulimeve që po qarkullojnë në orët e fundit, rreth vrasjes së biznesmenit Artan Santos, njëra prej më të besueshmëve e lidh ketë krim edhe me rastin e Lazaratit.

“I ndjeri ka qenë i informuar mirë, duke qenë Drejtor i Bankës Credins, me pastrimin e parave të drogës së Lazaratit”, ka treguar një burim i gazetës, sipas të cilit tashmë ekzistonte rreziku që pas arrestimeve të shumta për Lazaratin, të fillonte edhe hetimi i lekëve që kishin rrjedhur prej atij biznesi.

“Në ato lekë ka shumë të involvuar. Njerëz të fuqishëm që assesi nuk do të donin të kuptohej e vërteta”.

Related Articles

Back to top button