☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,801 ▲0.07%
DOW 47,867 ▲0.26%
NASDAQ 22,746 ▲0.22%
NAFTA 84.59 ▼10.74%
ARI 5,203 ▲1.94%
S&P 500 6,801 ▲0.07 % DOW 47,867 ▲0.26 % NASDAQ 22,746 ▲0.22 % NAFTA 84.59 ▼10.74 % ARI 5,203 ▲1.94 % S&P 500 6,801 ▲0.07 % DOW 47,867 ▲0.26 % NASDAQ 22,746 ▲0.22 % NAFTA 84.59 ▼10.74 % ARI 5,203 ▲1.94 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kuriozitete

A është dashuri e vërtetë? E zbulon rezonanca magnetike e trurit

Dashuri e vërtetë? Një gjë e tillë do të zbulohet falë një rezonance të thjeshtë magnetike e trurit, e cila pritet që të përdoret gjatë divorceve apo krimeve të pasionit. Instituti kinez i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, e ka publikuar zbulimin e tij në revistën “Frontiers in Human Neuroscience”.

20150316_amore Shkencëtarët e drejtuar nga Xiaochu Zhang, kanë studiuar skanimin e trurit të 100 personave në faza të ndryshme,  gjatë marrëdhënies së tyre në çift ose jo.

Ata zbuluan se zonat e trurit të përfshira apo ndikuar nga emocione të ndryshme dhe të detyruar nga dashuria  ishin 12 në total. Janë kataloguar të dhënat e para se si dashuria e vërtetë nga këndvështrimi i trurit mund të identifikohet qartësisht. Tek personat që kanë marrë pjesë në studim dhe që deklaronin se ishin të dashuruar, disa zona të trurit rezultonin më shumë aktive, si ajo e dhembshurisë, emocionit dhe motivimit.

Ata gjithashtu kanë zbuluar një zonë të trurit, që është shumë herë më aktive në fund të lidhjes. “Studimi ynë ofron provën e parë, se si arkitektura e trurit funksion prej dashurisë. Rezultatet hedhin dritë mbi mekanizmat e dashurisë romantike”, shpjegon Zhang. Hapi tjetër është realizmi i testeve të reja, në mënyrë që të bëhet një hartë e re e trurit, e cila mund të përdoret në kurimin e njerëzve të dashuruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.