☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,474 ▼0.42%
NASDAQ 21,859 ▼0.62%
NAFTA 113.72 ▲1.17%
ARI 4,711 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,577 ▼ -1.75% ETH $2,094 ▼ -2.31% XRP $1.3075 ▼ -2.42% SOL $79.9500 ▼ -2.52%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

A është gati Amerika për një President homoseksual?

Në fushatë, Pete Buttigieg shpesh flet për vlerat familjare në kontekstin e orientimit homoseksual, duke theksuar se ai është në një martesë të bazuar në dashuri, obligim, dhe domethënien që ka kandidimi i tij për barazinë në Amerikë sot.

“Një nga gjërat më të mira në këtë fushatë ka qenë takimi me njerëz, veçanërisht me të rinjtë që nuk janë të sigurt nëse familja ose komuniteti i tyre ka një platformë në vendin e tyre. Fakti që unë këmbëngul në këtë dhe kam arritur këtu, tregon se ju keni një platformë në këtë vend.”

Ish kryebashkiaku i një qyteti të vogël në Indiana është bërë një pretendent legjitim për të marrë emërimin e partisë demokrate, duke marrë numrin më të madhë të delegatëve në zgjedhjet paraprake në dy shtetet e para. Por, ai doli i treti në zgjedhjet paraprake të së shtunës në Nevada, të cilat i fitoi Bernie Sanders.

Suksesi i hershëm i zotit Buttigieg ndodh në një kohë kur sondazhet tregojnë për një mbështetje në rritje të publikut për martesat e homoseksualëve. Në të njëjtën kohë, komuniteti LGBT, po tregon fuqinë e tij politike dhe ekonomike.

“Gara e Pete-it fitoi terren për shkak të një rritje të mbështetjes nga komuniteti LGBT”, thotë Ellion Imse nga Fondi Fitore për LGBT.

Megjithatë, orientimi seksual i zotit Buttigieg ka ngjallur debate në lidhje me aftësinë e tij për të tërhequr mbështetjen e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve, si dhe të votuesve të moshuar fetarë. Pakicat etnike janë një përbërës kritikë i koalicionit të votuesve demokratë.

Një sondazh i fundit me votuesit afrikano-amerikanë tregoi se 40 për qind e tyre nuk donin të votonin për një homoseksual.

Megjithatë, disa analistë politikë thonë se orientimi seksual i zotit Buttigieg nuk do të ishte problematik nëse votuesve u pëlqejnë politikat e tij.

“Mendoj se kjo nuk është një përparësi e madhe për shumicën e votuesve”, thotë Michael Fauntroy, profesor i shkencave politike, Universitetit Howard.

Duke ofruar një shije të komenteve negative që ka të ngjarë të shfaqen nëse Buttigieg do të fitonte emërimin e partisë demokrate, personaliteti i njohur konservator i radios, Rush Limbaugh kohët e fundit tha se amerikanët “nuk janë ende të gatshëm të zgjedhin një djalë homoseksual që e puth burrin e tij në skenën e debatit”.

Sulme të tilla mund të entuziazmojnë mbështetësit konservatorë të krishterë të Presidentit Trump, por gjithashtu mund të armiqësojnë votuesit e moderuar që kanë mbështur Presidentin Trump në të kaluarën.

“Unë mendoj se çdo përpjekje si kjo, nga ana e zotit Rush Limbaugh apo të tjerëve, ka të ngjarë të ngjallë simpati, në mesin e grave të klasës së mesme në periferi të zonave urbane.”

Nga ana e tij, Buttigieg iu përgjigj zotit Limbaugh duke bërë një kontrast të martësës së tij me të kaluarën e stuhishme seksuale të Presidentit Donald Trump, i cili u raportua gjerësisht nga media se kishte paguar një yll të filmave pornografikë për të fshehur dyshimet për një marrëdhënie jashtëmartesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.