A ishin vikingët, europianët e parë që mbërritën në Amerikën e Veriut?
Pas një ngjitjeje të gjatë mes tokës moçalore dhe pyjeve të dendur, Sarah Parcak dhe skuadra e saj e vogël e arkeologëve qëndroi në një kep të ekspozuar nga era në Amerikën e Veriut.
Të rraskapitur, por të lumtur, ata ishin drejtuar në Pikën Rosee nga arsenali i teknologjisë më të fundit të arkeologjisë moderne, sateliti i të dhënave që qëndron mbi 600 kilometra nga Toka.
Ata gjendeshin aty në gjurmët e kulturave më të mëdha detare të të gjitha kohërave. Të frymëzuar nga kronikat e lashta të shkruara nga përrallat, arkeologët po kërkonin vikingët.
Vikingët kanë pushtuar pjesë të Britanisë në vitet 800, ata gjithashtu pushtuan Normandinë në Francë, madje edhe pjesë të Italisë dhe Levantit. Ata gjithashtu hynë në Dublin, në rrugë të thella të Anglisë dhe në ishuj të Atlantikut Verior.
Vikingët madje kaluan në Grinlandë, ku ka zona mjaft befasuese bregdetare që ata i banuan për disa kohë. Por ndoshta arritja e tyre më e madhe është ajo që mblidhet me më tepër mister. A hynë në Amerikën e Veriut? Nëse po, ishte një vizitë detare apo e kolonizuan atë shekuj përpara Kristofer Kolombit?
Pasardhësit e vikingëve lanë saga, punë të mrekullueshme të letërsisë në të cilat faktet dhe trillimet ndërmjetësohet me mjaft poezi. Ata theksojnë qartazi se guximtari Leif Erikson drejtoi një ekspeditë në gjirin lindor të Amerikës së Veriut. Përshkruajnë porte të mira dhe mjaft burime natyrore. Një nga misteret më të mëdha në histori është nëse mund t’u besohet këtyre apo jo.
Në vitin 1960, në një zonë në majën më veriore të Njufaundlendit në Kanada, në zonën arkeologjike L’Anse aux Meadoës, pati hulumtime të thelluara nga arkeologët, të bindur se ishte një bastion viking.
Bota u gjet përballë idesë se vikingët e kishin arritur Amerikën e Veriut përpara çdo europiani tjetër. Por nuk u identifikua ndonjë zonë tjetër dhe kërkimi për vikingët në Amerikë ngeci. Deri më tani.
Sarah Parcak përdor imazhe satelitore për të parë për parregullsi në tokë, mundësisht të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Ajo e ka përdorur këtë teknikë për të gjetur zona të lashta në Egjipt dhe disa vite më parë, ajo plotësoi historinë e Perandorisë Romake me gjendjen e një fari në Portus pranë Romës dhe ndërtesave të tjera nga një fortesë në Tunizi deri në rrënoja në Rumani. Vitin e shkuar ajo vendosi të gjurmojë vikingët.
Nuk ishte e lehtë. Ata kanë udhëtuar me pak gjëra dhe nuk linin sende pas. Nuk kishte teatro masivë prej guri për ta. Ata udhëtonin me anije prej druri lisi, hanin turshi, mish qengji të pjekur dhe salmon. Pothuajse gjithçka në një anije vikinge riciklohej apo zhbëhej. Por ata lanë një gjurmë dhe skuadra e Parcak ishte e vendosur ta gjente atë.
Ata skanuan imazhet satelitore nëpër gjirin lindor të Amerikës. Disa zona dukej se ia vlenin të hulumtoheshin, por ata vendosën që të analizonin imtësisht njërën. Në fund, përzgjodhën një kep perëndimor në Njufaundlend, rreth 600 kilometra në jugperëndim të zonës së vetme të njohur të vikingëve në Amerikën e Veriut.
Në panoramë shihte nga dy gjire, duke ofruar mbrojtje për anijet nga çdo lloj drejtimi ere. Parcak pa parregullsi të tokës, struktura të bëra nga njeriu dhe madje atje kishin qëndruar edhe disa kasolle me gjasa vikinge.
Ishte koha të largoheshin nga laboratori dhe t’i drejtoheshin terrenit. Për disa javë, Parcak drejtoi me kujdes skuadrën e saj për të hetuar terrenin që ajo e kishte hasur falë një imazhi satelitor kilometra larg tokës.
Muaj më parë, Sarah Parcak kishte parë zona që dyshonte se kishin ndodhur djegie apo punë me metal. Ajo filloi të gërmonte pikërisht në atë zonë dhe gjeti diçka që mund të rezultojë një zbulim i madh. Arkeologia zbuloi atë që duket se është një vatër.
Një gurë i nxirë dëshmon për temperatura të larta. Poshtë tij ndodhen grumbuj qymyri dhe mbetje hekuri që mund të jenë përdorur për gdhendje. Përreth vatrës ndodhet një mur nga ato që ndërtonin kolonët vikingë në Atlantikun Verior.
“Jam shumë e impresionuar”, – thotë Parcak. “Zakonisht në arkeologji mjaftohesh duke shkruar një shpjegim në një libër historie, por ajo që duket se kemi këtu në Pikën Rose mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri. Kjo zonë e re mund të zbulojë më tepër sekrete për vikingët dhe për faktin nëse ishin europianët e parë që ‘pushtuan’ për pak kohë Amerikën e Veriut dhe nëse shkuan më larg në Botën e Re nga sa mendojmë”.
Arkeologia po kontrollon nëse ka shpjegime të tjera për këto depozita, por historianët besojnë se asnjë koloni tjetër nuk mund të linte një gjurmë kaq të ngjashme me atë të vikingëve. Sipas tyre, historia është në prag të ndryshimit.
Nëse Parcak gjen prova të një zone tjetër vikinge, kjo do të nxiste një kërkim të madh për kolonët vikingë në Kanadanë Lindore, në Angli dhe mbase në Nju Jork e më tej.