☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,741 ▲ +0.21% ETH $2,688 ▲ +0.73% XRP $1.4864 ▲ +0.16% SOL $119.7600 ▲ +1.06%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

A kanë bazë ligjore emërimet e zv/minsitrave nga Qeveria në detyrë? – Flasin analistët

Vendimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti për emërimin e disa zëvendësministrave në Qeverinë në detyrë, sipas njohësve të çështjeve politike, janë bërë me qëllim të fushatës politike në prag të zgjedhjeve të shtatë qershorit. Ndërkohë, emërimet e fundit, kanë qenë cak i kritikave të partive që në legjislaturën e shpërndarë ishin në opozitë.

Jo veç një. As dy. Por, hiç më pak se tre, madje për vetëm 24 orë. Kaq është numri i zëvendësministrave të emëruar nga Qeveria Kurti, e cila është në detyrë.

I pari u emërua, ish-kandidati për kryetar të Rahovecit Ali Dula, në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.

Pastaj, ish-deputeti Agon Batusha, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

I fundit deri tani, ishte aktivisti i hershëm, Hysni Mehani, që u rehatua në Ministrinë e Financave.

Megjithatë, sipas një njohësi të çështjeve politike, këto emërime nuk janë në kundërshtim me ligjin për Qeverinë, i cili kufizon veprimet veç për qeveri në dorëheqje.

“Është njëfarë hapësire në të cilën qeveria mund të bëjë emërime politike. Çka nuk mund të bëjë, është zgjedhja e përfaqësuesve të institucioneve të pavarura”, ka thënë Adrian Zeqiri, njohës i çështjeve politike.

Por, prapavija e qëllimeve, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të jetë fushata politike, për zgjedhjet e qershorit.

“Qëllimi është politik. Jemi në fushatë politike. Dhe dëshirojnë të tregojnë se e bëjnë për favore politike dhe e minojnë rendin juridik”, ka thënë Bardhyl Hasanpapaj, doktor i Shkencave Juridike.

Njëjtë mendon edhe Adrian Zeqiri

“Është që të bëjë vendosjen e njerëzve kyç, të cilët Kurti mendon që do t’i kryejnë punë në zgjedhjet e ardhshme, janë emërime për rehatim të figurave të ndryshme”, ka potencuar Adrian Zeqiri.

Emërimet e fundit kanë qenë edhe cak i kritikave nga partitë deri dje opozitare. PDK dhe LDK kanë thënë se këto vendime janë zhvatje e buxhetit dhe abuzim me pozitën zyrtare./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.