☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.59 ▲8.3%
ARI 4,702 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.69% ETH $2,199 ▼ -3.59% XRP $1.3288 ▼ -1.8% SOL $81.8900 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.59 ▲8.3 % ARI 4,702 ▼1.78 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.59 ▲8.3 % ARI 4,702 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

A kemi prekur fundin e evolucionit të celularëve?

 Ekspertët e teknologjisë besojnë se celularët kanë arritur tanimë me një pikë të vështirë të evolucionit, pasi problemet me jetëgjatësinë e baterisë dhe kufizimet në përmasa janë bërë serioze

Rreth një dekadë pasi iPhone theu tabutë e teknologjisë celulare, ndoshta evolucioni i smartfonëve ka prekur fundin. Ekspertët e industrisë besojnë se inovacioni po hap rrugë te përfshirja e funksioneve të celularit në pajisje që variojnë nga makinat te frigoriferët dhe ora e bizhuteritë.

Edhe Apple tani i trajton ekranet 10-centimetërsh si diçka e re.

Dhe analistët e dizejnuesit e produktit thonë se zbulimet e reja po sfidohen nga limitet praktike që lidhen me gjendjen aktuale të harduerit për nga përmasat e ekranit dhe jetëgjatësia e baterisë.

“Gjithçka në industrinë telefonike është tani në rritje: disi më e shpejtë, disi më e madhe, rezolucion më i mirë apo më shumë vend për të ruajtur materialet”, tha Christian Lindholm për “Daily Mail”, shpikës i tastierave të mesazheve te celularët e vjetër të Nokias, që i bëri ato pajisjet më të shitura të të gjitha kohërave.

Rreziqet financiare janë të mëdha pasi e ardhmja e Apple, Google dhe Microsoft, kompanitë liderë të botës në fund të vitit të shkuar, mund të varet nga aftësia e secilës kompani për të kapërcyer vështirësitë aktuale në disa drejtime të caktuara.

Shumë firma po eksperimentojnë mënyra të reja që do t’i ndihmojnë klientët të ndërverpojnë me botën përmes prekjes, shikimit dhe tingullit.

Këtu përfshihen pajisjet që aktivizohen përmes zërit që luajnë rolin e asistentit personal si për shembull varëset e zgjuara që kanë të inkorporuar mikrofona ose kufje, të cilët funksionojnë përmes direktivave me zë.

Kompanitë më të mëdha teknologjike të botës kanë bërë progres real në këtë zonë. Disa prej këtyre softuerëve janë Google Now, Apple Siri, Microsoft Cortana dhe Alexa e Amazon.com. Të gjitha këto janë në gjendje të lexojnë tekste apo email-e të përdoruesit, t’i përgjigjen pyetjeve praktike, të kontrollojnë celularin, të merren me komunikimin bazë në celular ose të lexojnë një hartë.

“Nga mënyra se si po evoluon e gjitha kjo, pajisja në vetvete po bëhet thjesht një mënyrë që i ofron përdoruesit akses në jetën dixhitale”, tha analisti i pavarur financiar Richard Windsor.

Lindholm tani drejton KoruLab, një pajisje shumë efikase që mbahet me vete gjatë vrapimit. Ai i sheh funksionet e celularit si të ndara në dy kampe – pajisjet me ekran të madh për argëtim dhe pajisjet kompakte për aktivitetet si axhenda, shëndeti, monitorimi i fituesit, pagesa për mallra dhe shërbime.

Ndonëse celularët janë prirësit e ndryshimit të periudhës ekonomike, thelbi i tyre te klientët ka ndryshuar nga ekranet dhe trupi i celularit tek aplikacionet dhe shërbimet që ofrojnë celularët dhe shërbimet që lidhen me internetin si Cloud.

“Rrjetet e celularëve po kalojnë te lidhja me të gjitha pajisjet e tjera”, tha Bob O’Donnell, një analist i elektronikës dhe president i Technalysis Research në Kaliforni.

Por cilado platformë ta zëvendësojë celularin, asaj do t’i duhet gjithashtu të përballet me pyetjet që mundojnë botën aktuale të teknologjisë. Jetëgjatësia e baterisë është bërë një nga problemet kryesore, sepse klientët duan të shohin gjithnjë e më shumë video.

Ndikimi financiar për firmat

Analistët financiarë të UBS vlerësojnë se prodhuesit e smartfonëve do të gjenerojnë më shumë se 323 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, një rënie prej 1.4% nga viti i shkuar.

Vetëm Apple mori gjysmën e këtyre të ardhurave dhe më shumë se treçerekun e të gjitha përfitimeve, sipas kërkimit nga firma Strategy Analytics.

Në përpjekje për të luftuar uljen e shitjeve të iPhone, Apple lajmëroi të hënën një produkt të ri që përfshin një ekran më të lirë prej 10 centimetrash, të quajtur iPhone SE.

Vitin e shkuar, Microsoft u tërhoq nga biznesi i celularëve prej 7.6 miliardë dollarësh nga lidhja e pafrytshme me Nokian. Strategjia e firmës ka qenë të prodhojë para përmes softuerëve të celularëve, shitjes së shërbimeve të ruajtjes së materialeve, bizneseve që tani po rriten.

Google i gjeneron thuajse të gjitha të ardhurat nga reklamat e shitura në shumëllojshmërinë e shërbimeve në ueb, në vend të pajisjes Android, që ndodhet në rreth 80% të celularëve në botë.

Nuk dihet se sa para vijnë nga reklamat në celularë, por analistët vlerësojnë se kjo ka ndikuar të paktën në çerekun e të ardhurave prej 75 miliardë dollarësh raportuar në 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.