A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po rrit taksat me qëllim për të vjedhur partë e taksapaguesve.
Duke komentuar paketën fiskale, e cila pritet të prezantohet nesër nga qeveria, Berisha pretendoi se ndryshimet e parashikuara do të kenë pasoja negative për bizneset dhe investimet e huaja në Shqipëri.
Kreu i demokratëve u shpreh se opozita ndodhet në fazën përfundimtare të betejës së saj politike, të cilën e cilësoi si më të vështirën, por deklaroi se Edi Rama nuk ka të ardhme politike.
Gjatë deklaratave, kryedemokrati u pyet edhe për qëndrimin e tij ndaj listave të hapura në zgjedhje. Berisha u shpreh pro këtij sistemi, duke deklaruar se do ta mbështeste menjëherë.
Berisha pretendoi se ndryshimet e mëparshme në Kodin Zgjedhor në vitin 2008 iu imponuan opozitës nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij, opozita nuk kishte votat e nevojshme për të kundërshtuar ndryshimet dhe alternativat e saj ishin bojkotimi i zgjedhjeve ose pranimi i Kodit Zgjedhor.
“Absolutisht po, që nesër, pa asnjë diskutim, me kënaqësi të madhe. Kurrë nuk do ta pranoja, por na e impunuan, Na e imponoi Rama me përfaqësuesit e tij, ai kishte vota, ne nuk kishim votat. Nuk kishim alternativë, ose të bojkotonim zgjedhjet, ose të pranonim Kodin.”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.