Ekonomia

ABA, 6 milion lekë për banoret ne zonat e përmbytura

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në emër të bankave anëtare të saj, shpreh keqardhjen për dëmtimet dhe humbjet që kanë pësuar banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e ndodhura ditet e fundit në jug të Shqipërisë .

ABANë këtë situatë të një nevoje emergjente, Shoqata Shqiptare e Bankave do të kontribuojë me 6 milion lekë, përpos iniciativave individuale të bankave anëtare për të ofruar mbështetjen e tyre, veçanërisht aty ku dëmet janë më të mëdha.

Ne nje njoftim shtypi, bankat anëtare të AAB-s bejne te ditur se, do tu vijnë në ndihmë fermerëve dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilët kanë përfituar kredi pranë këtyre bankave, në mënyrë që të mund të lehtësojnë gjendjen e tyre financiare. Në këtë kontekst, bankat mund të ofrojnë periudha pezullimi deri në dy vjet të pagesave të detyrimit për debitorët të cilët për shkak të kushteve aktuale nuk kanë mundësi pagese. Gjithashtu, bankat do të vlerësojnë rast pas rasti mundësinë e ristrukturimit të kredive të dhëna për fermerët dhe familjet e prekura nga përmbytjet, për lehtësimin e kushteve të kreditimit, me norma më të ulëta interesi dhe periudha më të gjata ripagimi. Në këto raste, kreditë e ristrukturuara nuk do të konsiderohen si kredi me probleme nga Banka e Shqipërisë, dhe nuk do të shfaqen si të tilla në Regjistrin e Kredive.

Për të siguruar që procesi i sipërpërmendur të jetë i drejtë dhe i saktë, AAB po bashkëpunon me Ministrinë e Bujqësisë, për të identifikuar një listë të fermerëve dhe familjeve të dëmtuara në zonat e përmbytura që janë debitorë të bankave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button