☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,618 ▼ -1.73% ETH $2,216 ▼ -1.36% XRP $1.3308 ▼ -1.26% SOL $82.2600 ▼ -2.86%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Abazoviq-Escobar: Kënaqësi që zgjedhjet kaluan pa tensione

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mbërritur dje në mëngjes në Departamentin e Shtetit ku është takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga Qeveria më herët u njoftua se takimi me Escobar do të pasohet nga takime me kongresmenë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill.

“Takimet e Abazoviq me anëtarët e Kongresit përfaqësojnë një mundësi për të diskutuar për të ardhmen euroatlantike të rajonit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit dhe aleancës me SHBA-të. Kjo pjesëmarrje do të konfirmojë përkushtimin e Malit të Zi për proceset dhe reformat e mëtejshme integruese, dhe përmirësimi i mëtejshëm i mirëkuptimit të ndërsjellë, i cili do të nxisë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Abazoviq dhe Eskobar shprehën kënaqësinë që zgjedhjet presidenciale u mbajtjën sipas standardeve demokratike dhe pa tensione. Në takim u konstatua se Mali i Zi me rolin e tij proaktiv, kontribuon në mënyrë konstruktive në stabilizimin e kushteve rajonale dhe ruajtjen e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë drejtim, Abazoviq përshëndeti përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për realizimin e një marrëveshjeje të përhershme dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur pas takimit të mbajtur në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Abazoviq po ashtu theksoi se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në arritjen e një zgjidhjeje, e cila do të hapte një rrugë të sigurt për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.