☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,352 ▼ -0.83% ETH $1,992 ▼ -1.48% XRP $1.3218 ▼ -1.83% SOL $81.4200 ▼ -2.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Abuzim me pronat, në gjykatë tre ish-zyrtarë

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Zyrtarët akuzohen se, në kundërshtim me ligjin kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit.

Ish-kryetari i komunës Shalë, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi ka falsifikuar dokumenta zyrtare, në bazë të të cilave persona të ndryshëm janë bërë pronarë të tokave në zonën turistike, pa pasur asnjë të drejtë ligjore për përfitim të pronësisë.

Pak javë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata vendosi sekuestro preventive për këtë pronë, me sipërfaqe rreth 41.500 m2.

Nga një hetim i mëparshëm i organit lokal të akuzës lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit kishin dalë në dritë të dhëna të tjera mbi veprimtari të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të komunës Shalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.