roze

Adele nuk flet me vëllain prej dy vjetësh

Adele dhe vëllai i saj nga babai kanë rreth dy vite që nuk flasin me njëri-tjetrin. Edhe pse Cameron O’Sullivan dhe Adele kanë të njëjtin baba, Mark Evans, jeta e tyre është shumë e ndryshme nga njëri-tjetri.

Ndërkohë që Adele ka vila luksoze në Sussex dhe në Londër, Cameron jeton me nënën e tij në Sioban në një shtëpi të vogël në South Wales.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, 20-vjeçari është shprehur: ‘Është shumë e vështirë pasi ne thuajse nuk e takojmë fare njëri-tjetrin. Nuk jemi aspak të afërm dhe është diçka shumë e keqe. Unë kam një marrëdhënie të mirë më nënën e saj, ndërsa me Adele flas shumë rrallë. Ajo është shumë e zënë dhe për këtë arsye nuk jemi shumë të afërt. Kemi rreth 2 vite që nuk kemi folur”.

Cameron dhe Adele janë rritur të ndarë nga njëri-tjetri dhe janë takuar për herë të parë në 2007. Adele e ka përmendur vëllain e saj vetëm në një intervistë, për të cilin është shprehur: “Dukemi sikur jemi binjakë. Kemi të njëjtë ngjyrë flokësh dhe gjithçka tjetër. Ngjajmë shumë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button