🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,772 ▼0.38%
DOW 50,948 ▼0.45%
NASDAQ 27,390 ▼0.54%
NAFTA 92.98 ▲5.32%
ARI 4,144 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,143 ▼ -1.12% ETH $2,511 ▼ -2.11% XRP $1.3830 ▼ -3.19% SOL $111.0500 ▼ -4.24%
S&P 500 7,772 ▼0.38 % DOW 50,948 ▼0.45 % NASDAQ 27,390 ▼0.54 % NAFTA 92.98 ▲5.32 % ARI 4,144 ▲0.09 % S&P 500 7,772 ▼0.38 % DOW 50,948 ▼0.45 % NASDAQ 27,390 ▼0.54 % NAFTA 92.98 ▲5.32 % ARI 4,144 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Boterori

Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë të kushtëzuar: E pranoj vendimin dhe marr përgjeg

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me 50 ditë-gjobë, nga 3 mijë franga zvicerane secila, me kusht, në lidhje me falsifikimin e dy certifikatave të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar përmes një postimi në Instagram.

Xhaka sqaron se dënimi është me kusht dhe nuk do të ekzekutohet nëse, gjatë periudhës së përcaktuar, nuk kryen një tjetër shkelje.

Njoftimi i plotë i Granit Xhakës:

“Para disa javësh u shpreha personalisht këtu dhe thashë se e marr përsipër përgjegjësinë për vendimin tim. Qëndroj pas kësaj. Pasi dhashë dëshminë time të plotë pranë prokurorisë, tani është marrë vendimi i prokurorisë.

Jam dënuar me urdhër penal për përfitim/zhvatje të një vërtetimi të rremë, me një gjobë të kushtëzuar prej 50 ditësh-gjobë, nga 3,000 franga secila, me një periudhë prove prej dy vitesh.

Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse gjatë kësaj kohe nuk kryej ndonjë shkelje tjetër. Shpenzimet e procedurës i kam paguar tashmë.

E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë.

Faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse gjatë javëve të fundit. Ato kanë shumë rëndësi për mua”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.