Maqedonia

Ademi – Hysa: Interes i përbashkët mbetet ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Ylber Hysa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton kabineti i zv. kryeministrit Ademi, bashkëbiseduesit kanë konstatua se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore. Si prioritete me interes të përbashkët edhe më tej mbeten ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, intensifikimi i bashkëpunimit rajonal dhe multilateral dhe shfrytëzimi më efikas i fondeve evropiane për projektet aktuale dhe të reja si dhe zhvillimi i mëtejmë i bashkëpunimit ekonomik.

Si shembull pozitiv për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëbiseduesit e potencuan hyrjen në fuqi te marrëveshjes për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dy vendeve.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit përshëndetën organizimin e samitit të Parisit i cili është vazhdim i procesit të Berlinit dhe deklaratës së Vienës dhe paraqet edhe një konfirmim për mbështetjen e procesit të zgjerimit, sepse i njëjti është fokusuar në zhvillimin ekonomik, konektivitetin dhe të rinjtë dhe paraqet mundësi të shkëlqyer për vazhdimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button