☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.49 ▼0.44%
ARI 4,630 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $79,160 ▲ +0.54% ETH $2,342 ▲ +0.75% XRP $1.3985 ▲ +0.25% SOL $84.6200 ▲ +0.31%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.49 ▼0.44 % ARI 4,630 ▼0.3 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.49 ▼0.44 % ARI 4,630 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
04 May 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi: Kosova ka një projekt të qartë; Evropiani është caku ynë i radhës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emisionin “AS” në RTK, ka shprehur optimizmin e tij…

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emisionin “AS” në RTK, ka shprehur optimizmin e tij për rrugëtimin e “Dardanëve” në ciklet e ardhshme kualifikuese. Duke komentuar ndeshjet e fundit ndaj Turqisë në finale të “play-off”-it për Botëror 2026, Ademi pranoi se pritshmëritë ishin të larta.

Ademi theksoi se, pavarësisht narrativës së krijuar se Kosova ishte e favorizuar, futbollistët kanë qenë me këmbë në tokë dhe realistë për sfidën që sjell fusha. “Është krijuar një narrativë e tillë në opinion që ne jemi më të fortë dhe po shkojmë paraprakisht. Nuk është se kjo ka ndikuar shumë te futbollistët sepse ata kanë qenë me këmbë në tokë dhe janë të vetëdijshëm se fusha është diçka tjetër. Por ajo dëshira e madhe na ka mundur pak mundësinë edhe arsyen. Sepse e patëm një kampanjë shumë të mirë, e sidomos edhe me paraqitjen në ndeshjen me Sllovakinë, ekspertët më të mëdhenj që merren me këtë çështje nuk e kanë besuar, ose më mirë me thënë, kanë menduar që Kosova veç është në Botëror duke pasur parasysh performancën që kemi bërë në Bratisllavë, edhe pse duke e ditur që realisht Turqia peshon shumë më shumë se ne, edhe nga ana financiare për shembull si ekip, edhe si lojtarë”, ka thënë Ademi.

Duke reflektuar mbi humbjen ndaj Turqisë, Ademi u shpreh: “Nëse një kundërshtar të mund me rezultat dhe me lojë, duhet t’ia shtrish dorën. Por loja e Turqisë nuk tregoi se është mbi Kosovën me nivel, përveç golit. Fati nuk ishte me ne, sepse rastet e Asllanit dhe Muriqit mund të kishin ndryshuar gjithçka”.

Megjithatë, përkundër faktit që Kosova nuk arriti për një hap të realizojë suksesin historik, presidenti i FFK-së është optimist për të ardhmen:

“Nëse e shohim kualitetin çfarë e kemi dhe punën që po bëhet, sigurisht që besoj që do të shkojmë në Evropian. Tani nuk mund të them kur ka me ndodhë, por kur e them kështu kjo nuk është veç ndjenjë por është projekt. Faktikisht nëse realizohet projekti që ne e kemi bashkërisht me Fodën, sigurisht që Kosova shumë shpejt do të jetë në Evropian”, ka shtuar Ademi.

Ai kujtoi progresin e madh të Kosovës në ranglistën e FIFA-s: “Nga vendi i 211-të kur u pranuam në UEFA dhe FIFA, sot jemi në vendin e 78-të. Jemi ngritur në Ligën B të Ligës së Kombeve, që është një hap i madh”, ka nënvizuar i pari i FFK-së.

Ademi vlerësoi punën e selektorit Foda dhe bashkëpunëtorëve, duke shtuar se projekti është në realizim e sipër: “Trajnerin e mbajnë rezultatet, por jam i kënaqur me punën. Do të isha shumë i lumtur nëse kualifikohemi në Evropian, sepse gjithë puna bëhet për atë qëllim”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.