🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.32 ▲1.2%
ARI 4,128 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $83,479 ▲ +0.58% ETH $2,454 ▼ -0.05% XRP $1.3531 ▲ +1.08% SOL $106.2300 ▼ -0.35%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.32 ▲1.2 % ARI 4,128 ▼0.53 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.32 ▲1.2 % ARI 4,128 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

Masa e sigurisë ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ecuria e saj në shkallët e gjyqësorit kanë qenë në qendër të debateve në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH. I ftuar në panelin e diskutimit, juristi Ilir Gërdupi ka bërë një analizë teknike të procedurave ligjore, duke argumentuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për mbajtjen në burg të zotit Veliaj nuk mund të ndikohej automatikisht nga vendimmarrja paralele e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas ekspertit ligjor, diskutimet aktuale në publik mbeten në nivel aludimesh, pasi asnjë prej institucioneve nuk ka zbardhur ende argumentet e plota të vendimeve të tyre. Gërdupi theksoi se njoftimet e thjeshta për shtyp nuk përbëjnë bazë ekzekutive për trupat gjykuese.

Juristi detajoi situatën procedurale rreth vendimit të Kushtetueses:

“Së pari, duhet të kuptojmë që vendimi i së martës nuk është zbardhur ende. Për rrjedhojë, ne kemi vetëm një orientim të përgjithshëm përmes njoftimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese mbi ndarjen e votave, pjesën e kërkesës që është pranuar dhe detyrat konkrete që lihen. Mirëpo, ajo që do të përbëjë thelbin e çështjes do të jetë ekzaktësisht momenti kur vendimi të zbardhet.”

Sipas tij, vetëm dokumenti i plotë do të qartësojë nëse Kushtetuesja ka marrë parasysh statusin specifik të Veliajt si i zgjedhur vendor, apo thjesht po i kërkon Gjykatës së Lartë të aplikojë standardin e ri që detyron argumentimin e hollësishëm se pse nuk mund të jepet një masë më e lehtë sigurie se arresti në burg.

Gërdupi hodhi poshtë pretendimet se vendimi i Gjykatës së Lartë i marrë një ditë më parë duhej të reflektonte kthesën e Gjykatës Kushtetuese, duke kujtuar se bëhet fjalë për faza dhe kërkesa të ndryshme procedurale, si dhe për shkak të kohës që kërkon makineria e drejtësisë.

Gjatë shpjegimit të tij në emision, juristi vuri në dukje aspektin kohor të rekurseve:

“Nga ana tjetër, vendimmarrja e Gjykatës së Lartë nuk mund të ndikohej nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese. Përveç kësaj, nuk bëhet fjalë për të njëjtën çështje, pasi kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë mund të bëhen çdo dy muaj.”

Një tjetër ngërç ligjor i evidentuar lidhet me vendimin unifikues të vetë Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ndonëse gjyqtarët janë koshientë për përmbajtjen e tij pasi e kanë votuar vetë, teknikisht ai nuk ka marrë ende fuqi detyruese absolute për sistemin në mungesë të formalizmit zyrtar:

“Një tjetër problematikë lidhet me faktin se vendimi unifikues ende nuk është zbardhur dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare — moment ky që do ta bënte atë zyrtarisht të njohur dhe të detyrueshëm për gjykatat më të ulëta, buron por edhe për vetë Gjykatën e Lartë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.