🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,283 ▲ +0.9% ETH $1,739 ▲ +1.38% XRP $1.1496 ▲ +0.68% SOL $73.1900 ▲ +4.53%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi: Kosova përfiton nga rritja e mjeteve të FIFA-s dhe UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për RTK ka folur për zhvillimet në Kongresin e FIFA-s në Vancouver dhe ndikimin e tyre në Kosovë, duke theksuar rritjen e mjeteve financiare nga programet e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe marrëveshjen e re me Adidas-in për ekipin kombëtare.

Ademi tha se pas përfundimit të kampionateve, UEFA dhe FIFA bëjnë shpërndarjen e mjeteve për zhvillim, ku Kosova është përfituese. “Ka rritje të mjeteve nga programi Forward dhe nga të gjitha projektet e tjera. Në UEFA pritet një format i ri i garave, me tri opsione që do të votohen nga federatat. Kjo do të sjellë rritje ekonomike, financiare dhe të kualitetit” u shpreh ai.

Ai konfirmoi se FIFA ka vendosur heqjen e tatimit prej 30% mbi mjetet e federatave për Kampionatin Botëror 2026, gjë që do të lehtësojë financat e federatave. Po ashtu, rritja e programit Forward do të sjellë më shumë projekte konkrete për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Një nga lajmet më të rëndësishme të ditëve të fundit ishte marrëveshja me Adidas-in, e ndërmjetësuar nga UEFA. “Kosova është përfituese e marrëveshjes me Adidas-in. Përfitimet janë për të gjitha grupmoshat dhe seleksionet, jo vetëm për Kombëtaren A. Dresat janë të personalizuara, jo si më parë kur vetëm ngjyra dallonte. Adidas është brend dhe kjo është një arritje e madhe për ne”, tha Ademi.

Sa i përket nivelit të futbollit vendor dhe zërave për manipulime, presidenti i FFK-së u shpreh se garat janë konkurruese: “Llaf e muhabete ka, por fakte për manipulime s’ka. Asnjëherë nuk ka ardhur ndonjë fakt në Federatë për manipulime. Gabime mund të ketë, sepse njerëz jemi, por jo ndikime. Ndeshjet monitorohen nga policia, komisionet e FFK-së dhe një kompani e UEFA-s që kontrollon bastet. Nëse ka fakte, përjashtimet janë automatike”, tha ai.

Ademi shtoi se kampionati është i hapur si për titullin, ashtu edhe për mbijetesën, si në Superligë, ashtu edhe në Ligën e Parë, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të konkurrencës së shëndetshme në futbollin kosovar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.