Maqedonia

Ademi: Presim që Spanja të vazhdojë mbështetjen në procesin euro-atlantik

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me Ramón Abaroa Carranza, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë ku kanë folur rreth sfidave evropiane të Maqedonisë dhe mbështetjen që Spanja do të ia jap Maqedonisë drejt integrimit në BE, thuhet në kumtesën e dërguar Telegrafit në Maqedoni nga shërbimi i informimit pranë kësaj ministrie.

”Spanja si mik i rajonit dhe i Maqedonisë presim, të vazhdojë me mbështetjen në procesin euroatlantik. Marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve ka edhe me shumë hapësirë për avancim, në fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, por po ashtu edhe në sektorët tjerë, me mundësi për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional me projekte të përbashkëta” tha mes tjerash Ademi pas takimit me Ramón Abaroa Carranza, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button