🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,766 ▲ +1% ETH $2,345 ▲ +1.61% XRP $1.3210 ▲ +2.38% SOL $101.1000 ▲ +0.73%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Admirali Foggo: Pres t’i dëgjoj planet e Thaçit e Vuçiqit për fazën finale të dialogut në shtator

Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali James Foggo, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Blic”, ka folur për situatën në Kosovë, dialogun ndërmjet palëve të përfshira në Bruksel, si dhe të ardhmen e rajonit në përgjithësi.

I pyetur për fazën finale të dialogut mes dy presidentëve dhe spekulimet e mundshme për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë, admirali Foggo ka deklaruar se pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se liderët në Prishtinë e Beograd kanë vepruar ashtu siç kishte shpresuar ai, transmeton Telegrafi.

“Kjo është temë mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe ka një përpjekje që në kuadër të dialogut në shtator të zgjerohet diskutimi në BE, dhe pres t’i dëgjoj se cilat janë planet e dy presidentëve Thaçi e Vuçiq”, ka shtuar Foggo.

“KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe është shumë i fuqishëm, një forcë prej 4 mijë trupave dhe mandati ynë është të reagojmë si instanca e tretë, pas forcave policore të Kosovës, mandej EULEX dhe ne në fund, që është e rregulluar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së që ne të ofrojmë siguri, ambient të qetë dhe lëvizje të lirë”.

Ndryshe ai ka folur edhe për ndikimin e shtetit rus në rajon, duke përmendur përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e brendshme të Malit të Zi, duke penguar anëtarësimin e saj në NATO.

“Mirë është që Rusia t’i lërë vendet demokratike të vendosin vetë”, ka deklaruar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.