Politika

Afera CEZ, Basha: Nuk do të ketë qetësi e stabilitet pa u zbardhur çështja

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi nga selia e PD-së se pa u zbardhur çështja e CEZ nuk do të ketë qetësi as në Parlament e as në Shqipëri.

“Pse i fale 600 mln euro CEZ? Pse ndale arbitrazhin? Pse ndale hetimin për këtë aferë? Ku janë paratë e shiqptarëve? Sot rrahu gjoksin dhe ngriti gishtin e akuzës. Rama mbron ndërtuesit e sarajeve të tij. Para të dhëna pa tender, pa garë. Kjo është vetëm një pjesë e aferave me paratë e gjakut të shqiptarëve. Ne do të zbardhëm skemën mafioze dhe ndarjen e milionave me porosi dhe urdhër të edi ramës për miq e klientë të tij. Ju garantoj sot se nga kjo foltore me përgjegjësi të plotë, PD do të vazhdojë denoncimin dhe do të bëjë përgjegjës deri në fund këta zullumqarë. Do ta paguajë njësoj siç po i paguajnë sot shqiparët vjedhjet e grabitjet. Hetimi i skemës më të madhe të korrupsionit është gur themeli për stabilitetin e vendit e të ardhemn e tij. As në parlament e as në Shqipëri nuk do të ketë as qetësi e as stabilitet”, deklaroi Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. kryetari i opozites harron megahajduterine e tij dhe kerkon me cdo te humbe gjurmet duke sulmuar kundershtarin e tij duke bere thirrje per revolta por qe vazhdisht shqiptaret po e peshtyjne perhere e me shume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button