☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,474 ▼0.42%
NASDAQ 21,859 ▼0.62%
NAFTA 113.72 ▲1.17%
ARI 4,711 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,577 ▼ -1.75% ETH $2,094 ▼ -2.31% XRP $1.3075 ▼ -2.42% SOL $79.9500 ▼ -2.52%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Afganistan, talebanët fitojnë terren, ushtria e paaftë t’i ndalojë

Gjatë 18 muajve të fundit, kohë gjatë së cilës SHBA ngadalësoi tërheqjen nga lufta e saj më e gjatë, talebanët në Afganistan kanë fituar terren.

Ky është rezultati i një studimi të komandës së ushtrisë amerikane, sipas të cilit qeveria afgane e mbështetur nga NATO aktualisht kontrollon 65,5 përqind të territorit të vendit në krahasim me 70,5 përqind të janarit 2016.

Suksesi i talebanëve shpjegon pse komandati i ushtrisë amerikane gjenerali Xhon Nikolson i kërkoi presidentit Barak Obama që të vononte largimin e trupave. Por shifrat e fundit tregojnë se pavarësisht qëndrimit të rreth 10.000 trupave amerikane në Afganistan, nuk i ka ndaluar talebanët që të fitojnë terren.

Kjo konfirmohet edhe nga një raport i mëhershëm i OKB-së, e cila thotë se numri i viktimave civile në Afganistan gjatë gjashtë mujave të fundit është më i larti që prej 2009-s. Sipas ekspertëvë, fakti që forcat qeveritare afgane po humbin territor, s’është për t’u çuditur, pasi kjo është paralajmëruar që më parë, kur NATO nisi të tërhiqet nga ky vend.

Ekspertët thonë se forcat afgane nuk kanë qenë kurrë në pozicionin dhe nivelin e atyre ndërkombëtar dhe nuk kanë asnjë mundësi të përballen me talebanët.

SHBA ka shpenzuar 115 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit që prej vitit 2002 dhe 70 miliardë prej tyre janë përdorur vetëm për përforcimin e mbrojtjes së vendit. Duket qartë se edhe ky shpenzim kolosal nuk ka sjellë ndryshime, pasi pavarësisht pajisjes dhe stërvitjes nga SHBA, forcat afgane vazhdojnë që të jenë të paafta të garantojnë sigurinë në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.