☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.54 ▲3.57%
ARI 4,418 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,527 ▼ -2.51% ETH $2,078 ▼ -4.83% XRP $1.3720 ▼ -3.16% SOL $88.0300 ▼ -4.82%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.54 ▲3.57 % ARI 4,418 ▼2.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.54 ▲3.57 % ARI 4,418 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Afganistan, vritet një gjeneral amerikan

Në Afganistan, një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr, duke vrarë një gjeneral amerikan dhe plagosur një numër trupash amerikane dhe ndërkombëtare.

afgan

Sekretari i shtypit i Pentagonit Admirali John Kirby tha gazetarëve në Uashington se një gjeneral amerikan u vra, por nuk e identifikoi zyrtanin me emër.

Gjeneral-majori, zyrtari më i lartë amerikan që vritet në Afganistan, thuhet se u qëllua nga afër gjatë një “vizite rutinë” në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Marshall Fahim të Kabulit. Të plagosurit ishin anëtarë të forcave ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan, duke përfshirë një gjeneral gjerman.

ISAF konfirmoi se një nga zyrtarët e tij u vra, por dha pak hollësi për ngjarjen.

Përveç gjeneralit amerikan i cili vdiq, zyrtarët amerikanë thanë se janë plagosur edhe 15 ushtarë ndërkombëtarë, dhe se mes të plagosurve kishte amerikanë.

Ministria afgane e Mbrojtjes tha se personi që shtiu, u vra. Ajo e përshkroi atë si “terrorist” të veshur me uniformë të ushtrisë afgane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.