☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,919 ▲ +0.26% ETH $1,677 ▲ +0.1% XRP $1.1476 ▲ +0.43% SOL $67.6100 ▲ +1.14%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Kosova

Afro 100 mijë aplikime të aprovuara për votim nga diaspora, Gjermania në krye të listës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 6 maj dhe përfundon sot, më 17 maj 2026.

Sipas të dhënave të publikuara deri më 17 maj, ora 10:00, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar gjithsej 117,246 kërkesa për regjistrim.

Prej tyre, 99,498 aplikime janë aprovuar, 7,621 janë refuzuar, ndërsa 10,059 janë ende në shqyrtim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin se nga aplikimet e aprovuara, 22,955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, ndërsa 2,590 janë regjistruar për të votuar përmes kutisë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Po ashtu, 73,953 votues janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Elezi ka bërë të ditur edhe shpërndarjen sipas shteteve, ku numrin më të madh të të regjistruarve e ka Gjermania me 49,102 votues, e ndjekur nga Zvicra me 23,456, Franca me 4,193, Suedia me 3,750, Austria me 3,165, Mbretëria e Bashkuar me 2,370, Italia me 2,206, SHBA me 2,070, Belgjika me 2,024, Sllovenia me 1,400, Norvegjia me 1,154 dhe Finlanda me 1,010.

Ai ka theksuar se votimi në përfaqësi diplomatike do të organizohet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri në 19:00 sipas kohës lokale, një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Ndërkohë, votimi përmes postës do të nisë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026, për të cilin KQZ do të njoftojë me kohë për adresat e kutive postare ku do të dorëzohen pakot me fletëvotime. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.