☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.92 ▼3.71%
ARI 4,465 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,323 ▼ -0.6% ETH $2,146 ▼ -0.32% XRP $1.4107 ▼ -1.21% SOL $90.3700 ▼ -1.22%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.92 ▼3.71 % ARI 4,465 ▲1.44 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.92 ▼3.71 % ARI 4,465 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Aftësia në punë, tani raporti dorëzohet çdo 3 muaj

Qeveria së fundmi ka miratuar një rregullore të re e cila duhet të zbatohet në punë e që ka të bëjë me aspektet mjekësore.

Rregullorja ka ndryshuar kohën kur duhet të dorëzohet raporti i aftësisë në punë, duke e çuar çdo 3 muaj.

Aktualisht, sipas Kodit të Punës, ky raport duhet të dorëzohet çdo 6- muaj, kohë e cila mund të ndryshojë në varësi të rrezikshmërisë që paraqet vendi i punës.

“Raporti mjekoligjor për vërtetimin e aftësisë në punë të punëmarrësit dorëzohet në  momentin e punësimit dhe ka një vlefshmëri 3-mujore nga data e lëshimit të tij”, thuhet në këtë rregullore të miratuar tashmë nga qeveria.

Por, ekspertët thonë se ky ndryshim duhet të reflektohet edhe në Kodin e Punës të ndryshuar dhe që ka hyrë në fuqi në datë 22 qershor të këtij viti.

Në të përcaktohen edhe rregullat se kur dhe si duhet të kryhet kontrolli nga mjeku profesional në punë.

Por, vendimi përcakton edhe periudhë prej 1 viti, që do t’i lihet në dispozicion punëdhënësit për të bërë ndryshimet e kërkuara : “Të gjithë punëdhënësit, brenda një periudhe deri në një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, sigurojnë zbatimin e rregullave e të procedurave për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore profesionale, në varësi të kushteve të punës që do të kryejë punëmarrësi, si dhe kontrollin mjekësor të pranimit në punë dhe atë periodik të punëmarrësve, në përputhje me dispozitat e këtij vendimi”.

Rregullorja përcakton edhe sesi duhet të veprohet në rast se një person punon në dy punë : “Punëdhënësi, tek i cili punëmarrësi është në një punë të dytë, do të pranojë një kopje të raportit të kontrollit shëndetësor të vizitës mjekësore profesionale të kryer në punësimin parësor, të miratuar nga punëdhënësi si një vërtetim i përshtatjes së punëmarrësit me punën që do të kryhet, nëse faktorët e riskut specifik të mjedisit të punës dhe kushtet e punës janë të njëjtat si në punësimin parësor të punëmarrësit”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.